Një qeveri, që premton pasaportën evropiane, por damkos Shqipërinë si zhvatëse fondesh të BE-së

0

Shkruan Elona Caslli

Për të kuptuar hipokrizinë, gënjeshtrën dhe mashtrimin e madh, që qeveria shqiptare u servir taksapaguesve shqiptarë me të ashtëquajturën
” Pasaportë Evropiane”, mjafton të shohësh emisionin ” Plug” të Flavio Qarri dhe të shohësh me sytë e tu dhe të dëgjosh me veshët e tu se ç’damkë i ka venë Shqipërisë në sytë e Evropës qeveria, që paradoksalisht u ofron shqiptarëve
” Pasaportën Evropiane”.
Shqipëria në sytë e Evropës shihet si zhvatëse fondshesh të taksapaguesve evropianë, pasi fondet që janë parashikuar si mbështetje për fermerët, shpërndahen te një çetë rilndase.
Kështu janë zhvatur miliona euro. E theksoj miliona euro janë zhvatur nga qeveria rilindase në emër të fermerëve shqiptarë derisa një denoncim ka mbërritur në zyrat e OLAF-it ( Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit”) dhe ka vënë në lëvizje këtë të fundit për të kryer verifikimet përkatëse.
Nga verifikimet rezulton se miliona euro që ishin të parashikuara për fermerët nuk shkuan kurrë në duart e fermerëve, por në duart e çetës rilindase. BE-ja ka pezulluar fondet derisa të rikthehen milionat e eurove të zhvatura nga çeta rilindase.
Nga çeta rilindase, që ka zhvatur milionat e eurove të taksapaguesve evropianë, vëren familjarë të deputetëve rilindas e plot të tjerë.
Post Scriptum- E vetmja pasaportë që Rilindja dorëzon në duart e taksapaguesve shqiptarë dhe evropianë është ” Pasaporta e Zhvatjes”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu