Shkruan Zef Ndreka
Trëndafili i Hekurt u krijua në pranverën e vitit 1916 në kuadër të një fushate mbledhjeje fondesh nga komiteti lokal i Rosenheim-it për kujdes vullnetar ndaj të sëmurëve gjatë luftës së parë botërore.
Sipas një skice të skulptorit nga Mynihu, profesor Georg Albertshofer, u gdhend një mburojë prej dru bliri me stemën e qytetit.
Shpenzimet u mbuluan nga qytetari i nderit të Rosenheim-it, Max Bram.
Për 50 pfeningë, dhuruesit mund të ngulisnin një gozhdë në atë mburojë, prej nga vjen edhe emri “Trëndalil i Hekurt”.
Ceremonia e parë e gozhdimit u zhvillua më 2 prill 1916.
Tre muaj më vonë, stema mburojë, ishte mbuluar me mbi 3 000 gozhda.
Të ardhurat, mbi 8 000 marka aso kohe, iu dhanë familjeve të ushtarëve të rënë.
Pas aksionit, mburoja u ngjyros me ngjyrat e stemës së Rosenheim-it dhe u vendos te porta e qytetit.
Numrat “1914 : 15 : 16” kujtojnë kohëzgjatjen e Luftës së Parë Botërore deri në momentin e kësaj fushate gozhdimi.
Kjo është përmbajtja kryesore e tabelës informuese që ndodhet pranë stemës “Trëndafili i Hekurt”.
Përse Rosenheim quhet qyteti i trëndafilëve?
Emri “qyteti i trëndafilave” për Rosenheim lidhet me stemën historike të qytetit, ku shfaqet një trëndafil i bardhë heraldik. Ky trëndafil ka origjinë mesjetare dhe në dokumente të shekullit XV përmendet si shenjë dalluese e qytetit.
Qyteti i Trëndafilëve, simbolizon bukuri dhe forcë. Në heraldikë, trëndafili i bardhë shpesh lidhet me pastërti, harmoni dhe identitet qytetar.
Trëndafili është bërë pjesë e kulturës vendase, përveç në stemë, ai trëndafili gjendet në flamuj, dekorime publike dhe, siç tregon “Eiserne Rose”, edhe në veprimtari historike si fushata e mbledhjes së fondeve gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pra, qyteti quhet “i trëndafilave” jo sepse ka pasur domosdoshmërisht kopshte të mëdha me trëndafila, por sepse trëndafili i bardhë është simboli i tij heraldik dhe një element identiteti që banorët e Rosenheim-it e përdorin dhe e nderojnë prej shekujsh.