Endri Fuga është arratisur/ Si regjimi i Edi Ramës po ha kokat e veta

0

Endri Fuga është larguar. Jo thjesht nga Shqipëria, por nga një sistem që vetë ndihmoi ta ngrejë. Nga hija e Edi Ramës, në hijen e frikës së drejtësisë.

Burime të besueshme konfirmojnë për Publik.al se Endri Fuga, për vite me radhë “eminenca gri” e propagandës së qeverisë Rama, ka braktisur Shqipërinë drejt Xhakartës, Indonezi, për të marrë pjesë në një projekt këshillimor ndërkombëtar. Por, kjo lëvizje që po shitet si një “projekt karriere”, ka të gjitha shenjat e një ikjeje të koduar politike – për të shmangur dosjet që i fryjnë SPAK-ut nga pas krahëve.

Largimi nga Rama si dorëheqje apo dëbim?

Fuga e ndërpreu zyrtarisht detyrën si Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim (MIA) në mars 2023, nën pretekstin se do të merrej me fushatën e PS për zgjedhjet vendore. Por ai nuk u kthye më kurrë, as në MIA, as në krah të kryeministrit që deri atëherë e shoqëronte si “alter ego” e komunikimit qeveritar.

MIA mbeti pa drejtues deri më 25 qershor 2025, kur Edi Rama u detyrua të formalizojë largimin duke emëruar Manjola Hasën në krye të agjencisë. Ishte fundi i një epoke propagande, por edhe fillimi i një largimi të heshtur, që në prapaskenë duket se ka të bëjë më shumë me frikën sesa me diplomacine.

Dosja

Sipas burimeve të brendshme të Publik.al, një dosje voluminoze e përgatitur nga BKH dhe në vëzhgim nga SPAK përmban komunikime komprometuese mes Endri Fugës dhe Erion Veliajt, të përgjuara nga hetimet që lidhen me abuzimet me tendera, media të paguara për heshtje, dhe favorizim klientelist në shpërndarjen e parave publike.

Fuga është një nyje e fuqishme në atë që quhet “Grupi MJAFT”: së bashku me Erion Veliajn, Arbian Maznikun, Marinela Likën dhe Besa Fugën , përbënin boshtin themelues të një organizate që nga idealizmi rinor, u kthye në një strukturë influente politike e financiare.

Ky grup, që u rrit nën ombrellën e Soros dhe u forcua me pushtetin e Ramës, sot është i shpartalluar nga përçarja, frika dhe hijet e drejtësisë.

Komunikimet Fuga-Veliaj që po heton BKH

Burime nga brenda strukturave hetimore i thanë Publik.al se janë dokumentuar komunikime të ndjeshme mes Endri Fugës dhe Erion Veliajt që lidhen me:

Ndikime në emërimet në bashki dhe agjenci qendrore, për të garantuar kontroll të brendshëm politik dhe financiar;

Koordinim me pronarë mediash për të goditur oponentët e Ramës dhe për të mbrojtur figurat e përfshira në afera;

Konsultime për tendera dhe grante publike që favorizonin grupe të lidhura me Fuga-Veliaj-Mazniku;

Mesazhe me përmbajtje komprometuese, që e bëjnë Fugën jo thjesht bashkëpunëtor, por bashkëorganizator të një strukture të dyshuar abuzive me fonde publike.

Frika nga fati “Ahmetaj”

Duke parë precedentët, Fuga kishte nisur të ndihej i kërcënuar, dhe i frikësuar se do përfundonte si Arben Ahmetaj, një tjetër bashkëpunëtor i ngushtë i kryeministrit që përfundoi në arrati, i akuzuar për afera me inceneratorët.

Fuga, ndryshe nga Ahmetaj, nuk zgjodhi Zvicrën, por Indonezinë – vend i largët dhe i vështirë për ekstradim. Një zgjedhje jo rastësore, po të mendohet se dosja e SPAK për Erion Veliajn dhe lidhjet e tij me biznese ndërtimi, fonde të dyshimta dhe kompani-fantazmë, mund të implikojnë drejtpërdrejt edhe Fugën.

Nga Sorosi te pushteti dhe prapë te Sorosi?

Fuga mbetet një profil i lartë në rrjetin ndërkombëtar të Open Society Foundation, USAID, dhe IRI. Ka ndihmuar në fushata në të gjithë botën, përfshirë Ballkanin, Amerikën Latine dhe Azinë. Ka qenë truri i fushatave moderne të PS-së, por edhe i kontrollit të narrativës mediatike në Shqipëri.

Tani, ai duket se po rikthehet në zonën e influencës së vjetër – Sorosianët globalë. Por ky rikthim është i mbështjellë me frikë. Sepse SPAK nuk harron, dhe dosjet nuk plaken.

Dhe lokali që lidhi gjithçka…

Një lokal i njohur në Tiranë, frekuentuar nga Endri Fuga, Arbi Mazniku, Besa Fuga, Marinela Lika dhe bashkëpunëtorë të Veliajt, është vënë nën vëzhgim nga BKH. Sipas burimeve, ai ka shërbyer si pikë takimi jozyrtare ku janë bërë plane për tendera, sulme mediatike, ndarje fondesh dhe koordinime për mbrojtje politike. Por sipas verifikimeve të fubdit bashkeshkortet e Fugës dhe Maznikut nuk janë më aksionere, duke ja shitur administratorit. Madje ato sipas dekumentit me poshtë nuk kanë paguar reth 27 milione lekë taksa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu