“Transparencë në breg”

0

Shkruan Zef Ndreka

Kështu, e ka titulluar Mjeshtri i Madh, piktori Pashk Pervathi vepren e tij të fundit.
Nuk u mendova si mund të quhej ndryshe, por është një vepër që sapo ta shikosh, nuk ngopesh me të, e njëkohësisht të mbush me qetësi, me dritë dhe ngrohtësi verore.
Mjeshtri ia ka dalë mjeshtërisht të kapë atmosferën relaksuese të bregdetit shqiptar në Shëngjinin e mrekullueshem.
Reflektimi i qiellit në rërën e lagur, bashkë me siluetat e njerëzve dhe çadrat shumëngjyrëshe, krijojnë një ndjesi gjallërie dhe pushimi, ndërkohë që dallgët e buta përplasen në breg me një lëvizje të qetë dhe ritmike. Koloriti është i kthjellët, me nuanca të lehta blu dhe jeshile që përçojnë freskinë e ditës.
Përvathi tregon jo vetëm një sy të mprehtë për peizazhin dhe ngjyrën, por edhe një ndjeshmëri të hollë për jetën e përditshme të njerëzve në harmoni me natyrën.
Është një vepër që të fton të ndalesh dhe ta përjetosh pushimin me të gjitha shqisat…
Urime Mjeshtër Përvathi për mrekullitë që na ofron!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu