Shkruan Zef Ndreka
Kur dashuria nuk ka kufi.
Një hero i vertetë.
Një shembull i shkëlqyer i njerëzimit dhe krishtërimit.
Sa e fuqishme është dashuria!
Në zemrën e tmerrit më çnjerzëzor kur të gjitha dukeshin të humbura, At Kolbe i kujtoi botës se njerëzimi nuk vdes kurrë përderisa ekziston dikush i gatshëm të sakrifikojë për të tjerët.
Gjesti i tij nuk është thjeshtë heroik, por thellësisht njerëzor. Provë se drita mund të ekzistojë në errësirën më të thellë.
Përballë kaq shumë dhimbjeve, ai u përgjigj me dhembshuri. Duke u përballur me vdekjen me besim.
Përballë mizorisë, me sakrificë sublime, duhet të kujtojmë burra si ky. Sepse ato na japin shpresë. Ata na tregojnë se diçka e mirë ende ekziston. Dhe është brënda nesh.
Në errësirën e Aushvicit, mes britmat të mbytura dhe telave me gjemba, shkëlqeu një gjest drite.
Maximiliano Kolbe ishte një prift françeskan polak. Gjatë pushtimit nazist rrezikoi gjithçka:
U dha strehë hebrenjve dhe partizanëve, duke e ditur shumë mirë se çfarë po vepronin.
Ai kishte origjinë gjermane e cila mund ta mbronte, por ai refuzoi çdo privilegj.
Ai ishte At dhe si At zgjodhi të vdiste.
Ai u arrestua dhe u depërtuar në Aushvic.
Atje, përmes urisë, frikës dhe dëshpërimit, vazhdoi të ishte bari shpirtëror.
Ndante atë pak ushqim që kishte, lutej me të burgosurit, i ngushëllonte. Shpesh e rrihnin se ndihmonte më të dobëtit. Por ai kurrë nuk u ankua. Ai kurrë nuk u dorëzua.
Një ditë, pas një arratisjeje nga kampi, nazistët zgjodhën dhjetë burra të rastësishëm për ti vdekur nga uria. Njëri prej tyre njëri i familjes shpërtheu në lot. Kolbe u ngrit dhe tha:
” Unë dua të vdes në vendin e tij”.
Oficeri e pranoi shkëmbimin.
Ai ishte mbyllur në një qeli pa ushqime dhe pa ujë. Lutej çdo ditë me të dënuarit. Njëri pas tjetrit vdiqën, por At Kolbe ishte i fundit që qëndroi.
Kur ushtarët hapën qelinë disa ditë më vonë, ai ishte ende në këmbë. Në heshtje lutej.
Më pas ai u vra me një injeksion vdekjeprurës. Ai vdiq në paqe, pa urrejtje, por me besim.
Sot, At Kolbe është simbol i përjetshëm i dashurisë dhe sakrificës. Me besimin e tij, pikërisht në vendin ku njeriu harroi njerëzisë, ai i kujtoi botës se çfarë do të thotë të jesh njeri…
Prehu në paqe përson madhështor që i dhe jetën tende një tjetri nevojtari dhe për këtë do të ndriçosh përherë në qiell!
Historinë e At Kolbe, mund ta gjeni edhe në një libër të titulluar :
” Vajza që luante shah në Aischwitz”.
Ai është i shenjtë, dhe u kanonizua në vitin 1982 nga Papa Gjon Pali i dytë duke e quajtur “Martir i bamirësisë”.