Berisha dhe shërbimi i fundit kundër integrimit

0

Shkruan Zef Ndreka

Nuk ishte aspak e papritur që PD-ja e Berishës do të dilte kundër integrimit europian të Shqipërisë.
Pritej një qëndrim i tillë. Madje, misioni i tij mbi 30 vjeçarë rigjeti rastin ta nxinte Shqipërinë, bash në ditët kur u çelën kapitujt e fundit për anëtarësim në BE, pikërisht në vitin 2027.
Loja që po luan Berisha sigurisht është antikombëtare, dhe më kot mundohet ta justifikoje me “farsën elektorale të një narko-shteti”.
Shqipëria monitorohet nga të gjitha anët. Janë monitoruar edhe zgjedhjet e fundit të 11-Majit.
Jo se gjithçka shkoi përfekt, jo se nuk ka trafik apo qarkullim droge, por asesi mund të ofendohet një komb apo një popull në atë mënyrë siç shprehet plaku 82-vjeçarë, non grat-a e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.
Gjeopolitika dhe situatat politike në mbarë botën, veçanërisht në Europë dhe me luftën Ukrain-Rusi, përshpejtojnë gjithë faktorët që Shqipëria të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE.
Kush e kundërshton, sidomos në interesa përsonale apo partiake jo vetëm që është kundër integrimit, por dëshiron që Shqipëria të mbetët në vëndnumëro. Dhe këtë, për fat të keq, e bën PD-ja që si parusha politike i drejtohej popullit:” E duam Shqipërinë Europiane”!
Ja që Shqipëria ka zgjedhur rrugën e drejtë. Rrugën euroatlantike, jo atë drejtim nga Kina apo Rusia.
Berisha e bëri atë që donte. Morì disa deputet, krijoi grupin parlamentar me ledha e kamikazë, u bë lider I opozitës dhe këmbëbgul që PD-ja të jetë e tij, e familjes së tij, pa mbështetje më nga votuesit.
Është për tu çuditur se asnjë nga shoqëruesit e tij nuk arrijnë ti thojnë një fjalë, por deri në fund kërkojnë të përfitojnë nga karizma e tij, duke e lënë gjithnjë të vetëm në rrugën e gabuar politike.
Sidoqoftë, është familja e tij që duhej të bënte mëvtë mirën për të. Djali, vajza dhe sidomos Liria, gruaja e tij. Si mjeke, në radhë të parë, I takonte të bënte më shumë psikoterapi për doktorin pacient, dhe sëbashku të mund të gëzonin me nipër e mbesa, pa u turpëruar.
Por tashmë është shumë vonë. Berisha u mundua të bëj shërbimin e fundit kundër integrimit të pandalshëm të Shqipërisë.
Turpi i ri dhe një turp thetër më shumë për të…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu