News24 në bashkëpunim me Notosondaggi kanë “fotografuar” prirjen elektorale të qytetarëve, në sondazhin e dytë të publikuar këtë të hënë.
Pyetjes: Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet kombëtare në Shqipëri për të rinovuar Parlamentin, ju cilën parti do të votonit?
45.5% e qytetarëve janë përgjigjur se do të votonin Partinë Socialiste (varion 43.5%-47.5%). PS ka pësuar rënie me 0.5 krahasuar me sondazhin e 14 prillit. 36% do të votonin Partinë Demokratike dhe koalicionin e drejtuar prej saj Aleanca për Shqipërinë Madhështore (34%-36%). Opozita është rritur me 1% në krahasim me 2 javë më parë.
6.5 do të votonin partinë Mundësia, 5.5% koalicionin Nisma-Shqipëria Bëhet, 2% PSD-në dhe po 2% Lëvizjen Bashkë. Partia Mundësia ruan të njëjtat kuota krahasuar me sondazhin e 14 prillit, ndërsa Nisma-Shqipëria Bëhet rritet me 0.5%.
PSD zbret me 0.5%, ndërsa Lëvizja Bashkë rritet me 0.5% krahasuar me 14 prillin. Me 1% zbret koalicioni Euroatlantik i drejtuar nga ish-kryetari i PD, Lulzim Basha, ndërsa në rënie me 0.5% është edhe Djathtas për Zhvillim. Rriten me 0.5% ata që do të votonin një forcë tjetër politike.
Të dhënat e sondazhit
Partia Socialiste-45.5% (43.5%-47.5%)
Koalicioni PD-ASHM-36% (34%-36%)
Partia Mundësia-6.5% (5.5%-7.5%)
Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet-5.5% (4.5%-6.5%)
Partia Socialdemokrate-2% (1%-3%)
Lëvizja Bashkë-2% (1-3%)
Koalicioni Euroatlantik-1% (0-2%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim-0.5% (0-1%)
Tjetër-1% (0-2%)