Një bashkëpunëtor i Erion Veliajt i penduar, ka vendosur të dëshmojë

0

Gazetari i njohur Enton Abilekaj, teksa ishte i ftuar në një TV, ka folur për hetimet e SPAK ndaj krye Erion Veliajt.

Abilekaj tha se një bashkëpuntorë i tij i penduar, vendosi të dëshmojë.

“Në momëntin që ai nuk shkon me avokat në SPAK normalisht që nuk ka proçedim në emër të tij, kjo nuk është e drejtë për masa ligjore, por e drejtë informacioni. Informacioni konfirmohet si i saktë në momemtin që ai nuk shkon me avokatë aty. Ai nuk ka qenë me avokatë aty, por me jurist. Në bazë të informacioneve të mia, personi është një ish bashkpunotor i tij i penduar i Veliaj, i cili ka vendosur të dëshmojë. Ai person është në burg sot. Nëse Veliaj bëri një stategji me Ben Ahmetaj një stategji të shkëlqyer për inceratoret, kësaj here nuk e bën dot më”,– tha Abilekaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu