Një pyetje për foltoristët

0
Shkruan Zef Ndreka
Përse festuan me dt 8 dhjetor foltoristët dhe Berisha bashkë me to?!
Ata i tradhtuan idealet e dhjetorin dhe krijuan partinë e tyre të rithemelimit. Atëhere, çfarë i lidh me këtë datë, kur lëvizjen e filluan studentët dhe e mbështeti gjithë qytetaria për ndryshim?!
Është shumë e thjeshtë: Tani që u dekonspiruan kapjet e kësaj lëvizjeje nga praktika katoviciane e Ramiz Aliajt dhe e ish Sigurimit famëkeq të Shtetit, vazhdon loja e tejkapjes me grumbullimin e besnikëve që kanë vënë rrjeta tek sytë dhe tek mendja, që quhen foltoristë.
Festa e tyre është njëlloj sikur të festonin socialistët 8-Nëntorin 1941.
8 Dhjetori nuk është festë e tyre, nuk duhej në asnjë mënyrë të festohej nga Berisha dhe ndjekësit e tij, as nga rinia, as nga demokratët e tradhtuar.
8 Dhjetori do mbetët një ditë e shënuar për rininë, për ëndërrat e tyre për një Shqipëri Demokratike, për një Shqipëri europiane, për një Shqipëri si gjithë Europa.
Festën e 8 Dhjetorit, e prishën realisht foltoristët, e prishi prezenca e Berishës, e Mul Nokës, e PLokës, e Titanit etj.
Ku ishin themeluesit, ku ishin grupi organizator i themelimit të PD-së, ku ishin studentët e grevës së urisë që ngritën në këmbë mbarë Shqipërinë për ndryshim?!
E turpshme, të shikoje Berishën dhe Besnik Mustafajn, dy ish komunistë, njëri mjek i ish bllokut, tjetri gazetar i “Zërit të Popullit” dhe punonjës i Insitutit Marksist-Leninist.
Çdo interpretim tjetër s’do kishte vlerë. Për më tepër kur shihet qartë “privatizimi” edhe i kësaj pjese të historisë.
Në të vërtetë, nuk e di a u gëzuan dhe përse festuan foltoristët kur atë i kthyen shpinën PD-së?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu