“Rama ik!”/ Incident brenda takimit në Londër, revoltohet kryeministri: Ndjesë për ato të verbrit te dera!

0

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën këtë të diel në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.

Ai është pritur atje me thirrjet ‘Rama ik’ teksa po kërkon nga shqiptarët e Londrës mbështetjen e për zgjedhjet e vitit 2025.

Brenda sallës pati protestues me parrulla në duar; Deri kur..! të cilët u nxorën jashtë nga forcat e sigurisë.

Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi duke kërkuar ndjesë për protestuesit para sallës ku po mbahet takimi dhe tha se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit.

“Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj. Këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar një ftes për ambasadorin tonë se ishte i gatshëm të shkonte në takim pastaj ata nuk u bënë më të gjallë”. , tha Rama.

Më pas kryeministri Edi Rama ka akuzuar Partinë Demokratike nga Londra se po nxit akte antishqiptare në tokë të huaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se PD i kishte bërë ftesë ambasadorit të Shqipërisë për të marrë pjesë në takimin në Londër.

Sipas Ramës, ambasadori iu ishte përgjigjur pozitivisht ftesës, por “PD nuk u bë më e gjallë”.

“Më detyrojmë që të kujtoj se para disa ditësh këtu erdhi për takim partia tjetër që nxit të tilla akte antishqiptare në tokë të huaj dhe kishin çuar ftesë për ambasadorin tonë, ktheu përgjigje se ishte i gatshëm të shkonte në takim por nuk u bënë më të gjallë”, tha Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu