Humbe mua dhe moralin

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Bërë si hije, jetë e di je lodhë, ik malesh,
ik n’shpellë, ik shkretëtirash del n’hënë,
E shih andej a gjenë kund njerzoren,
Ku iku ku shkoi? Larg është largu, krejtë çmëshirshëm.
Hej njeri, a e ndien që t’la t’çveshun, mendërisht në varfëri,
T’mbetur të vegjël pa petkun e sajë që
na dënon duke na braktisur.
Hatrin ja zhubrosen e përqeshen,
T’hallkatur e n’mendime lakuriq,
Destinacin i pa denjë ku janë nisur.
Katrahurë sajesash, mbështjellje modernizmi.
Po, kokëposhtë rrugoj tek i ndesh,
Gjynah, ku kanë lajthit me lajkat zinxhir
që kuptuan gabim, të keqen për të mirë,
Ushtrim n’poshtërim, ç’pështirë,
dhe ku zgjodhëm, s’kanë emër ti thërras,
Shpeshherë e huazojmë, emrin lugat
Dhe ky nuk u ngjitet se ja kaluan, me të gjitha mashtrimet që manifestuan.
Ëdhtë hapur ajo derë, nevoja e detyroi
Të shkojnë e të falen të bëjnë rrëfim,
T’tregojnë çka mbet pa e prek, apo e harruan gabim.
E turpshme, njeri i zhveshur cullak,
Në vend të Zotit përzgjodhën djallin,
E vunë në krye të vendit dhe bënë më të madhin.
Mashtrimin përdorët gabim mbi ne,
Por sot për vete, shpagimi i pret,
Luajtën me moralin i thanë je jashtë mode, burracakët e dreqit të bëjnë jetë luksoze.
Ky vërtet, nga shumë ksish ua ka kthyer shpinen
Ai jeton për tjerët që me të përziejnë
frymëm.
Vizion shkurtër jetoni pa realen,
Humbe mua, humbe moralin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu