Kur ke FBI dhe DEA te dera, nuk mjafton baba Xhorxhi as vëlla Aleksi

0

Shkruan Basir Çollaku

Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja, hall për vete e hall për vëlla. Kjo kujtesë popullore u shkon djemve “Rama” në pushtet.

DEA dhe FBI agjencitë amerikane të inteligjencës dhe antidrogës, në agjendën e tyre në Tiranë, kanë mes mjaft punëve investiguese edhe familjen qeveritare Rama, ky spikasin Edi dhe Olsi. Mediet amerikane dhe evropiane i dhanë kohe live opozitës dje në protestë, si rrallë herë ndonjë ngjarje në Shqipëri.

Pazaret, bizneset, gjobëvëniet, hetimet me porosi, lobingjet e të korruptuarit nga “Rama” të dënuarit faj-pranuar, drejtorit kundërzbulues të inteligjencës amerikane, Charles McGonigal janë objekt pune agjentëve të FBI. Struktura e Posaçme ka regjistruar procedimin penal në janar 2022 dhe opozita ka shtuar kallëzimin e saj ku janë shtuar emra. Janë paditur në historinë “Charles-Rama” KM Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj, Taulant Balla, Damian Gjiknuri.

Bizneset e naftës, ndërtimit, konsulencës, lidhjet me sipërmarrës rusë e kinezë, janë pesha e rëndë e dosjes shqiptaro-amerikane ku bashkohen edhe agjentët e tjerë të FBI Bladel e Rosini. Histori në rajon të shumta të agjentit ndihmues i oligarkut rus të sanksionuar Oleg Deripaska, drejtorit krijues i dosjes fake të hetimit të Donald Trump për pretendimet e lidhjeve me Kremlinin. Po për Ramën telashet nuk kanë të sosur. Historia e trafikut të kokainës së bandave shqiptare ka nisur në mandatin e parë dhe sot fuqitë e Mafias janë paralizuese. Rekordi u shënua me laboratorin e parë të kokainës në Xibrakë dhe përfshirja në dosje e emrit të Olsi Ramës nervozoi gjermanët sepse u dështua hetimi.

DEA pjesë e aksionit investigues në 2014 ku priste dorëzim të kontrolluar, për të mbërritur ne destinacion, kur shkrepi kjo dosje, ndiqte një nga organizatat më agresive në trafikun e kokainës e cila çuditërisht u mbajt larg hetimit nga Tirana. Por një kërkesë në Strukturën e Posaçme, e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, për dosjen e pezulluar në atë kohë nga Prokurori sot Prokurori Përgjithshëm Olsian Çela rikthyen hetimet për 45 vjeçarin e paidentifikuar në 2014-tën, për të cilin dyshohet të jetë Olsi Rama.

DEA ka hapur javën e fundit zyrën e saj në Tiranë. Hanoveri i dekonspiruar dje, ka rikthyer tani bashkëpunimin juridik, me autoritetet shqiptare për Xibrakën. Pa hyrë në pafundësi dosjesh të tjera ku dalin emrat Rama, mjaftojnë dy të mësipërmet për vëllezërit Edi dhe Olsi, të kenë te dera FBI-në dhe DEA..Dhe gjasat flasin se për shumë sekëlldi tronditëse ligjore e financiare, ku është shkelur vija e kuqe nuk mjafton as baba Xhorxhi as vëlla Aleksi..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu