Përrallë

0
Shkruan Zef Ndreka
Përrallë
Kur të kujtoj,
më trazohet shpirti,
pastaj merr forma trishtimi,
gëzimi e lumturie.
Qeshin sytë, flokët,
lëkura ndërron ngjyrë.
Por kur të mendoj,
e ndjej parfumin e luleve,
gjithkund…
Virtuale dhe reale
Kur hyre në botën time si imazh
“një klithmë e mprehtë mu derdh në zemër ”
Jetova ç’ishte
virtuale ato çaste,
me mish, me shpirt a ndjenjë,
magjikisht e pa emër.
Në mëngjes
Është mirë në mengjes,
të tregosh ëndërrat e natës,
ti vendosesh mbi krahë shprese.
Është mirë të ndizet nata,
Me kurora yjesh,
sa më të ndritëshme, si mbrëmjen që u takuam!
Është mirë të ledhatojmë rudhën e parë,
duke menduar në një dritë hëne.
E gjitha do të jetë mrekulli e dashurisë,
që transformon zemrat tona,
në pika drite, pafundësisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu