Pas skandalit me falsifikim të dokumentacionit të mishit, pezullohet nga puna inspektori i AUV-it

0
xr:d:DAFq9O2qu4o:3104,j:9095443158856275574,t:24040312

Pas dyshimeve të manipulimit me dokumente zyrtare nga ana e një operatori ekonomik në sektorin e mishit dhe një inspektori të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) Komisioni Disiplinor në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pezulluar nga puna inspektorin, Qenan Maxhuni.

Sipas një vendimi, bëhet e ditur se Qenan Maxhuni pezullohet nga marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në shërbimin civil.

Në vendim thuhet se të pezulluarit do t’i kompensohet me 50 për qind të pagës mujore sipas dispozitave ligjore në fuqi.

“Të pezulluarit si në pikën 1 të këtij vendimi i pezullohet marrëdhënia e punës në AUV, deri në marrjen e vendimit tjetër. I pezulluari do të kompensohet me 50 % të pagës mujore sipas dispozitave ligjore në fuqi, pezullimi mbetet në fuqi deri në marrjen e një vendimi tjetër”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka marrë masa kundër kompanisë “Apetiti ‘Sh.P.K’, duke ia ndaluar eksportin e produkteve të mishit.

Zëdhënësi i AUVK, Lamir Thaçi kishte thënë se vendimi ka ardhur pasi u konfirmua se kompania në fjalë ka blerë mish nga Brazili dhe e ka shitur në Shqipëri si produkt me origjinë nga Kosova, së bashku me falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim të dyshimtë me inspektorë të shtetit.

“Është formuar komisioni profesional i cili do të bëjë auditimin e të gjitha hyrje daljeve të biznesit për të vërtetuar dyshimin e ngritur. Do e mbështesim njëra tjetrën me të dhënat rreth të gjeturave që burojnë nga kontrollet e detajuara,” shton Thaçi.

Ai theksoi se secili i përfshirë në veprime të kundërligjshme do të përballet me masat ndëshkimore të përcaktuara me ligj.

Edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci, kishte folur pas raportimeve mbi dyshimet e manipulimit me dokumente zyrtare nga ana e një operatori ekonomik në sektorin e mishit dhe një inspektori të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

Sipas ministrit, veprimet e menjëhershme kanë qenë dërgimi i inspektorit në një komision disiplinor dhe vendosja e një ndalesë për eksport-import për operatorin ekonomik të përfshirë në këtë çështje. /telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu