Dy ditë pas ekstradimit nga Maroku në Shqipëri, shtetasi portugez Ruben Saraiva, i dyshuar si autor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, do të dalë sot në gjykatën e Lezhës, ku dhe do të njihet me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij.
Seanca gjyqësore do të zhvillohet në orën 10:00 të kësaj të marte nën masa të rrepta sigurie.
Për Prokurorinë e Lezhës, ardhja e Ruben Saraivës në vendin tonë shihet me interes të madh për shkak se nga pamjet filmike është vërtetuar se ai kishte rolin e ekzekutorit ndërsa është ndihmuar edhe nga katër shtetas britanikë të cilët u hoqën si turistë dhe të gjithë janë të arrestuar në Britani.
Ndërkohë, prokuroria si porositës të vrasjes akuzon Edmond Haxhinë, i cili është po ashtu është arrestuar në Britani.