Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësinë në BE, Oliver Varhelyi gjatë vizitës së tij në Shqipëri është takuar me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Ai shkruan se gjatë takimit me Tabakun kanë diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Pas vizitës sime të javës së fundit në Shqipëri, u takova me Jorida Tabaku. E përgëzova për punën e saj të përkushtuar si Kryetare e Komisionit për Çështjet e BE-së dhe Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar për Integrim në BE. Diskutuam hapat e ardhshëm të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE Dhe projektet për të mbështetur Shqipërinë në ditën e zgjedhjeve.“- shkruan Varhelyi.






