Në Edi Ramë 1 km rrugë kushton 22 mln €, në BE 2 mln euro!

0

Kreu i PD Sali Berisha tha në një takim me të rinjtë dhe intelektualët në Durrës se qeveria e Edi Ramës vjedh gjatë gjithë kohës.

Berisha deklaroi se në Shqipëri 1 km rrugë ndërtohet me 22 mln euro ndërsa në BE kushton 2 mln euro.

Ndër të tjera kreu i PD Sali Berisha i shpreh se në vendin tonë tenderat fitohen me 99.9 për qind.

“Të gjithë mendojnë, unë mund të them se ai që vjedh, ai nuk ka asnjë lloj morali tjetër përveç hajdutit. Nuk arrij ta kuptoj. Nuk mund të imagjinoj qeveritar që rrisin borxhin, marrin miliarda borxh.

Pse e merr këtë borxh? Çfarë po bën me këtë borxh? Po rriten rrogat? Ku janë rrogat? Sot de facto rrogat janë, nëse shikoni nga 2014 çmimet e shportës, janë dyfishuar. Çfarë ka ndodhur me rrogat? Janë dyfishuar?

Kanë rënë, as indeksim nuk kanë. Borxhi 107% ku shkon? Borxhi, miliarda e miliarda janë vjedhur. Këtu çdo gjë mund të ndodhë. Ju e dëgjuat që pensionisti në azil, del milioner me 30 mln euro të dërguara nga qeveritarët për t’i fshehur. Imagjinoni ju sa fshehin këta off shore.

Nuk kushton rruga 22 milionë euro, por 22 milionë euro ndahen, vidhen, sepse rruga në fushë në të gjithë europën që paguhen 5 herë më shumë se ne, kushton 2 milionë euro, ka çmim standard. Në Shqipëri rruga në fushë kushton 22 milionë euro. Në Shqipëri tenderat fitohen me 99.9%.”-tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu