BallinaPolitikëSot Sali Berisha mbledh Kuvendin e Rithemelimit, 1800 delegatë votojnë për Këshillin...

Sot Sali Berisha mbledh Kuvendin e Rithemelimit, 1800 delegatë votojnë për Këshillin Kombëtar

Date:

Related stories

Pse e anulloi Rama konferencen per mediat?

Shkruan Edi Paloka Rama ishte pregatitur ( me siguri ka...

Sa shumë kumbulla paska pasur Shqipëria!

Shkruan Zef Ndreka Për vite me radhë, sa herë që...

Nga Sigurimi te Vlora Hyseni, a ka ndërtuar Shqipëria shtet?

Sekrete shtetërore, pushtet informal, trafik droge dhe krizë besimi;...

Skandal/ Çuçi dhe gruaja e tij gjeste të turpshme ndaj protestuesve në mes të kafenesë (Video)

Një situatë e paprecedentë është regjistruar mbrëmjen e kaluar...

Dosier/ Ku janë provat materiale? 96 vrasje- 96 viktima- 96 dosje provash!

Shkruan Azgan Haklaj DENONCIM PUBLIK PËR TRANSPARENCËN DHE GJURMUESHMËRINË E...
spot_img

Komisioni i Rithemelimit mbledh sot në orën 10:00 Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku pritet të marrin pjesë 1800 delegatë të cilët do të zgjedhin Këshillin e ri Kombëtar të kësaj force politike.

Përmes një mesazhi dërguar çdo deputeti të Partisë Demokratike, Komisioni i ka kujtuar gjithsecilit se janë delegatë të Kuvendit ndaj edhe kanë të printuar mandatin.

Nga ky Kuvend pritet të bëhen ndryshime të tjera në statut, por më e rëndësishmja, për të shpallur 22 majin si datën për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së, duke theksuar këtu se Berisha e ka pranuar se ai do të jetë një nga kandidatët. Mes ndryshimeve statutore pritet të jetë edhe përfshirjen automatikisht në Këshillin e ri Kombëtar të deputetëve të grupit, si dhe rikthimin e një sërë personaliteteve të larguar ndër vite.

Sikundër edhe në Kuvendin e 11 Dhjetorit verifikimi i delegatëve do të bëhet në mënyrë digjitale. 20 është numri i personaliteteve që do të marrin fjalën në podium, ku mes themeluesve dhe personaliteteve do të jetë edhe ish-Nën/Kryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli.

Mesazhi i djeshëm i PD:

I nderuar Deputet i Partisë Demokratike, nesër, ditë e shtunë, datë 30 prill 2022 zhvillon punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në bazë të Nenit 42 të Statutit të PD, ju jeni delegat në Kuvend. Kuvendi hap punimet në orën 10:00. Hyrja tek Pallati Kongreseve nga ana e Hotel Rogner, pjesa anësore. Jeni të lutur të tërhiqni mandatin pranë recepsionit në selinë e Partisë Demokratike. Lutem konfirmimin e prezencës nga ana juaj në nr. 0683273805. Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur!

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu