ish Presidenti i Hondurasit Juan Orlando Hernandez, sapo i mbaroi mandati u arrestua nga Amerikanët dhe u ekstardua. Tërbohet Ilir Meta

0

Pas Nikola Gruevskit, një tjetër homolog dhe aleat i Ilir Metës ndëshkohet nga SHBA.

Homologu i Ilir Metës, presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernandez u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, tre ditë më parë, për t’u përballur me akuzat për trafik droge dhe armësh. Ai kishte vetëm tre muaj që i kishte mbaruar mandati si president.

Juan Orlando Hernandez dikur ishte konsideruar nga autoritetet amerikane si një aleat kyç në luftën kundër drogës.

Hernandez u dorëzua nga Policia Kombëtare e Hondurasit agjentëve të Departamentit Amerikan Kundër Drogës (DEA) në aeroportin Tegucigalpa dhe më pas hipi në një avion të DEA-s me destinacion New York-un, ku do të burgoset dhe do të gjykohet.

Hernandez, i cili ishte president nga janari 2014 deri në janar 2022, po mbahej në një burg të Forcave Speciale të Policisë Kombëtare të njohur si Los Cobras që nga 15 shkurti, ditën kur u dorëzua në polici me kërkesë të Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së.

Në kërkesën për ekstradim, prokurorët amerikanë pretenduan se në periudhën 2004-2022, “Hernandez mori pjesë në një komplot të dhunshëm të trafikut të drogës duke marrë dërgesa të shumta kokaine”.

Dokumenti thotë se ish-presidenti dërgoi afërsisht 500 mijë kilogramë kokainë “në Honduras nga Kolumbia dhe Venezuela, ndër të tjera”.

Ai dyshohet se ka marrë “miliona dollarë ryshfet” nga organizata të shumta të narkotrafikut në Honduras dhe Meksikë.

Hernandez ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në krim dhe ka fajësuar për akuzat kundër tij trafikantët e drogës.

“Kjo është hakmarrje nga kartelet, është një komplot i orkestruar në mënyrë që asnjë qeveri të mos përballet me ta”, tha ai në një letër të shkruar një muaj më parë.

Megjithëse, Hernandez konsiderohej një nga aleatët kryesorë të Washingtonit në Amerikën Qendrore gjatë administratës së Donald Trumpit, ai nuk gëzonte mbështetjen e presidentit Joe Biden.

Arrestimi ndodhi vetëm disa ditë pasi qeveria e re e majtë e Xiomara Castro-s, e cila bëri fushatë për të luftuar korrupsionin, mori detyrën në Honduras më 27 janar. Në të njëjtën ditë që Hernandez la detyrën, ai u betua si përfaqësues i Hondurasit në Parlamentin e Amerikës Qendrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu