Ish-kryeministri Sali Berisha kërcënoi sot publikisht kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën pas incidentit me Alibeajn që nisi nga fakti që drejtuesja e seancës nuk i dha fjalën Berishës.
Pas këtij kërcënimi të Berishës ka ardhur reagimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Harroje ti Sali se mund të kërcënosh ndonjë socialist, se çbën me të tutë. Harroje se mund të kërcënosh kryetaren e kuvendit dhe të nxjerrim…se s’po e them atë fjalën.”, tha Balla.






