Eksperti i kriminalistikës: “Shumë portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse”

0

Ervin Karamuço ekspert i kriminalistikës, ka folur sot lidhur me terroristin rus Vladislav Poznajkov, i cili ka hyrë në Shqipëri në datën 4 shkurt. Ai madje i është shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi.

Ndër të tjera, bashkangjitur kësaj çështje, Karamuço bëri dhe një deklaratë të fortë, duke u shprehur se disa media dhe portale në Shqipëri sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse dhe këtë e ka vërtetuar një raport nga qendra e NATO-s.

“Disa media dhe portale në Shqipëri janë vënë në një raport nga ana e qendrës së NATO-s në Gjermani. Edhe është përmendur herë pas here që disa portale sponsorizohen nga shërbime sekrete ruse. Patjetër, është përmendur në një raport kjo”, tha eksperti.

Shtetasi rus i cili rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet në Malin e Zi, ka hyrë në Shqipëri me një automjet me targa ruse, ndërkohë që ende nuk është gjetur nga autoritetet shqiptare. Gjithashtu, i riu në fjalë ka kërcënuar se do të kryente shpërthime me tritol në Budva. Karamuço u shpreh se Poznajkov është pjesë e shërbimeve inteligjente ruse.

Sipas tij, i riu është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë. “Ata kanë një qendër e cila dyshohet se është qendra më e madhe e spiunazhit në rajon. Është një qendër serbo-ruse, e hapur në vitin 2012, qendër humanitare. Ata e kanë krijuar atë për emergjencat civile.

Edhe të gjitha këto të këqijat e mëdha në rajon, të gjitha këto prapaskenat të errëta, të zeza mendohet se vijnë nga kjo qendër. Tani këtu ka disa gjëra që janë të lidhura me krimin e organizuar. Ishte një fitore shumë e madhe edhe e mafias ruse sepse aktulisht kalon nga Krimea, sipas raportit, 1/8 e heroinës nga Afganistani.

Pse e them këtë? Sepse këto familje të njohura të drogës kanë çuar mercenarë në zona si në Bosnje, Kosovë, ka pasur vullnetarë mercenarë rusë të forcave paramilitare.

Vladislav është një nga elementët e këtij pazëlli, që dyshohet shumë që është në vazhdën që kanë agjenturat, të cilat duan të destabilizojnë Ballkanin dhe kanë shumë vite që e planifikojnë këtë. Këta që vijnë nuk janë vetëm agjentë, janë pjesëtar të krimit të organizuar”, tha Karamuço

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu