Është mirë që Shqipëria të zgjedhë një presidente grua

0
Gazetari Blendi Fevziu thotë se Shqipëria duhet të zgjedhë një presidente femër, ç’ka do të ishte hera e parë në histori.
“Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një grua, një femër presidente. Kosova që ka pasur dy gra presidente, çfarë problemi ka? Që zoti Moisiu të bëhet president papë, unë nuk jam kundër. Por jemi në vitin 2022 dhe Shqipëria ka nevojë të hapet ndaj të rinjve dhe grave. Emri i ri i presidentit duhet të jetë femër”, tha Fevziu.
Ish-deputetja socialiste Mimi Kodheli është një ndër kandidatet favorite për tu zgjedhur Presidentja e parë grua në histori të Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu