Bashkinë e Vorës e fiton PS

0
Kandidati i Partisë Socialiste, Blerim Shera ka fituar garën për Bashkinë e Vorës.
Shera ka marrë mbi 7 500 vota duke mundur me një diferencë të thellë kandidatin e ‘Shtëpisë së Lirisë’, Lulzim Vrana, i cili mori 2 589 vota.
Kandidati i Partisë Demokratike, Ymer Marku ka marrë vetëm 687 vota në garën për bashkinë e Vorës.
Në procesin zgjedhor morën pjesë pak më shumë se 11 mijë votues, që përbëjnë 36% të zgjedhësve në këtë bashki.
Numërimi i votave është kryer në mënyrë elektronike, ku 209 kanë rezultuar të pavlefshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu