Tërbimi i “berishistëve dhe pseudo-berishistëve”, nuk do ta përçajnë PD-në!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Politika ndikohet negativisht nga crregullimet emocionale të mbështetësve të një personazhi politik, në rastin e Sali Berishës. Crregullimet emocionale ose crregullimet e humorit janë një nga llojet më të zakonshme të sëmundjeve psikologjike. Ato karakterizohen nga një ndryshim i ndjeshëm i humorit të njerëzve të prekur. “Crregullimet emocionale” të mbështetësve të Berishës, kaluan gadi në “tërbim” para selisë së PD-së më 8 Janarë. Por fatëkeqësisht disa individë ishin shumë të “vetëdijshëm” për aktet e dhunës që prezantuan para selisë së PD-së më 8 Janar. Është më se i vërtetë fakti, se Berisha po përdore emocionet dhe ndjenjat e mbështetësve të niveleve të caktuara “berishistë dhe pseudo-berishistë”, mediave të paguara, për të krijuar përcarje në P.D dhe akuzuar kryetarin legjitim Lulzim Basha. Por më 8 Janarë mbështetësit e Berishës, kaluan deri në tërbim njerëzorë. Por më të tërbuarit në PD, kanë filluar aksionin kundër PD-së dhe Zotit Basha që në vitin 2009 dhe sidomos mbas vitit 2013.

Modeli politik i Bashës, që nuk ka të bëjë me “berishizmin” u dallua qartë, kur Basha ishte ministër dhe sidomos në Bashkinë e Tiranës. Kam bindjen e plotë që edhe mbështetja që i ka dhënë Berisha, Lulzim Bashës nuk ka qenë krejt e “vetëdijshme”, as e imponuar por reale. Lulzim Basha që në daljet e para publike në 2004, i tërboi “berishistët dhe pseudo-berishistët”, si e ardhmja e PD-së, kalimit nga një etapë në një etapë tjetër politike. Janë edhe disa arësye gjeopolitike, dhe disa “celula antiamerikane” në rajon dhe Shqipëri, që nuk e kanë pritur aspak mirë modelin politik Basha. Por tërbimi i “berishistëve dhe pseudo-berishistëve”, nuk duhet të ndikojë tek e ardhmja e të gjithë shqiptarëve, kryesisht të rinjve për ndryshimin e paradigmës politike 30 vjecare dhe nuk duhet të përcajë PD-në, që do të ringrihet patjetër. Tërbimi i “berishistëve dhe pseudo-berishistëve” është i ndryshëm, duke filluar me kandidatët “irracioalë” për kreun e PD-së, pozicione në listat për deputetë dhe një pjesë e madhe që e shikonin PD-në jo si ndryshim të sistemit politik, por kërkonin një vend pune disa për të fituar padrejtësisht nga paratë publike disa për të mbijetuar. Por më të rrezikshimit janë ata që janë mësuar ta shfrytëzojnë Partinë për përfitime të mëdha në kurriz të qytetarëve dhe Lulzim Basha i ka vënë vijën e kuqe kësaj kategorie, prandaj jane terbuar. Berishistët dhe pseudo-berishistët në Shqipëri dhe sidomos në Shkodër nuk e kanë pritur aspak mirë Lulzim Bashën si kryetarë të PD-së në vitin 2013!

Më kujtohen shumë individë nuk donin një kandidaturë si Basha, pro perëndimorë dhe politikan me të ardhme. Shkruajta “berishistët dhe pseudo-berishistët”, mbasi me të vërtetë një pjesë kanë besuar verbërisht tek Berisha mbasi i ka mbështetur padrejtësisht në kurriz të demokratëve dhe të shtetit në karrierën e tyre materialisht dhe shpirtërisht! Kurse “pseudo-berishistët”, nuk e kanë dashur kurrë Berishën, por kanë patur aftësi të jashtëzakonshme për ta gynjyer dhe atij i kanë interesuar ky model, për politikat e tija në 30 vite. Berishizmi nuk është ndonjë ideologji e ndërtuar mbi parime shkencore ose mendime politike ose nga eksperienca, sic ka qenë psh leninizmi, bolshevizmi, trocksizmi apo nazizmi. Berishizmi ka qenë një ideologji tribale dhe “pseudo-krahinore”, instiktive që i ka bërë dëm të gjithëve, të djathtëve, të majtëve, liberalëve etj, etj,. Më kujtohet në fillimet e tranzicionit vitet 1992, Berisha banonte në një apartament të tipit të vjetër ne Tiranë, dhe të gjithë njerëzit e përmendin si “njeri i pa korruptuar”!? Bisedat orkestroheshin, drejtoheshin nga “berishistët dhe pseudoberishistët”. E shkruajta “pseudo-krahinore”, mbasi berishizmin e kanë përkrahur një “pjesë e vogel negative” prej nga vjen Berisha.

Në këta hapsira etnike, qytete sic është Tropoja me shumë vlera kulturore dhe etnike, ka njerëz të mrekullueshëm në të gjitha planet dhe nuk duhen përgjithësuar me “berishistët dhe pseudo-berishistët” krahinorë! Në Shkodër nuk e mbështesnin Lulzim Bashën, mbasi e konsideronin gabimisht si kundërshtarë të Jozefina Topallit!? E shkruajta gabimisht, mbasi Jozefina Topalli nuk ka asnjë të dhënë, as profil, as strukturë mendore, antropologjike, kulturore dhe etnike për të drejtuar PD-në, por ishte një neurozë, imagjinatë e saja dhe e shpallte, imagjinonte vehten si kundërshtare të Bashës!? Pa përmenduar këtu disa individë ish-politikanë pa ide dhe projekte në Shkodër, që kur Basha i bën deputet e lavdërojnë dhe kur i largon, i organizohen kundër, gjoja duke mbështetur “padronin e tyre shpirtërorë” Sali Berishën. Dëmin më të madh këta individë po e bëjnë më të rinjtë e FRPD-së, që po i gënjejnë duke ndikuar tek e ardhmja e tyre politike, për borxhet që i kanë patur këtyre politikanë të dështuar në vite për një vend pune ose karrierë. Një rol shumë negativ në 7 vite, ka luajtur dhe po luan Kryetarja e Bashkisë Shkodrës, Voltana Ademi që bashkëpunon me grupe “anti PD dhe anti Basha” për qëllimet e saja personale në dëm të qytetit të Shkodrës dhe demokratëve. Shkruajta dje një status në FB me titull: “Disa janë tërbuar, mbasi Lulzim Basha largoi ose më mirë u “vetëlarguan” ish-komunistët, pseudo-demokratët dhe të korruptuarit e 30 viteve që kanë qenë me shumicë në PD. Para 8 janarit këta individë, njerëz të pa shpirt, për inat të Bashës këkonin largimin e tij me të gjitha cmimet edhe duke i vënë demokratët kundër njëri tjetrit! Mbas datës 8 Janarë janë strukur dhe nuk shkruajnë as komente në FB, mbasi pritën një katrahurë para selisë së PD-së dhe largimin e Bashës.

Një pjesë e tyre vazhdojnë ta mbështesin Berishën në takimet në qytete. Kjo është edhe strategjia e dështuar e Berishës për ti gënjyer për qëllime personale dhe më pas për ti lënë në baltë. Tërbimin më të madh me Bashën e kanë ish-komunistët dhe fëmijët e tyre në PD. Është e pafalshme që ish-komunistët dhe fëmijët e tyre 30 vjet mbas rënies së “Murit të Berlinit” të jenë pjesë e politikës, “enveristët dhe berishistët” Sali Berisha, Tritan Shehu dhe Bujar Nishani! Tërbim kundër Bashës dhe PD-së, kanë edhe pseudemokratët që shitën të persekutuarit dhe ish-pronarët si Lorenc Luka, Jozefina Topalli dhe pseudopronarja, avokatja Ledina Mandija për intersat e Berishës. Të tërbuar janë edhe fëmijët e ish-komitetit qëndrorë dhe persekutorëve, prokurorëve dhe gjygjtarëve të ish-komunizmit, Genc Pollo, Clirim Gjata, Klevis Balliu, Ivi Kaso etj. Një rol negative për ndryshimet në PD kundër Zotit Basha po luan “Klani Kapo” dhe “Klani Hoxha”, prej nga është mbështetuar Berisha, Agim Nesho, Andi Bushati dhe Arben Ristani. Berishën dhe berishizmin e mbështesin edhe disa figura pa ndonjë rol të madh në PD, si Besnik Mustafaj, Evi Kokalari, Qim Peka dhe Lisandër Hoxha dhe disa femije te ish-sigurimsave Klevis Balliu dhe ish-sigurimsi Artan Hoxha etj. Të tërbuar janë edhe të korruptuarit e ish-qeverisë Berisha, ish-ministra, ish-drejtorë dhe oligarkët e Berishës dhe Edi Ramës, të cilët duhet të thirren nga drejtësia e pavarur të dëshmojnë për dëmin që i kanë bërë të mirës publike me korrupsion në vitet 2005-2013. Kam besimin e plotë që PD do të ringrihet dhe do të dali më e fortë për largimin e Regjimit të Edi Ramës dhe ndryshimin e situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, varfëri, krim dhe korrupsion masiv. PD është shpresa e shqiptarëve dhe duhet të ndahet përfundimisht nga berishistët dhe pseudo-berishistët. Ata që duan ti ndjanë demokratët në “berishistë dhe bashistë” e kanë të kotë, mbasi modeli i Lulzim Bashës nuk përkrah një filozofi të tillë me izma te kota ne kurriz te demokrateve dhe PD-se.

Kuvendi i 18 Dhjetorit dhe ngjarjet e 8 Janarit do ti bashkojnë më shumë demokratët me ideologjinë e demokracisë, shqiptarizmit, integrimit në BE dhe amerikanizmit për të cilin kemi shumë nevojë dhe largimin e Edi Ramës, si pjesë e së shkuarës komuniste! Nuk duhet ti braktisim PD-në, demokratët Shqipërinë dhe perëndimin, ashtu sic deklaroi mrëmë Zoti Basha: “Nuk mund të braktis PD-në, ashtu si nuk mund të braktisi nënën dhe fëmijët e mi”! Shqipëria dhe PD-ja janë shtëpia e demokratëve dhe e të gjithë shqiptarëve pa dallime politike! Prandaj Shqiperia dhe PD-ja, nuk duhet të përcahen dhe braktisen kurrë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu