Sali Berisha në 1991-1992 ka shkatërruar, ekonominë pronën private dhe publike!

0
Shkruan Qamil Gjyrezi
Sali Berisha ka ndikuar shumë negativisht në fillimet e ekonomisë së tregut në 1991-1992, që janë baza e zhvillimit të qëndrueshëm të një vendi post-komunist. Në vitet 1991-1992 fitorja e demokracisë së shumë pritur nga të gjithë shqiptarët u shoqërua me kriza ekonomike, që kishin të bënin me kalimin nga një ekonomi e centralizuar në diktaturë në një ekonomi të tregut të lirë kapitalist. Me të vërtetë qeveria e atyre viteve nuk kishte eksperiencë në fushën ekonomike, por reformat ekonomike të kohës me “terapinë e schokut”, të propozura nga ish-ekspertë të ekonomisë komuniste, sic ishte Gramoz Pashko e shkatërruan të ardhmen e ekonomisë në Shqipëri. Qeveria e I-rë me Kryeministër Aleksandër Meksin ka ndikuar shumë negativsiht për zhvillimet e ardhshme ekonomike në vend. Qeveria e tranzicionit gjithashtu ishte e mbushur me ish-ekspertë të diktaturës dhe ish-sigurimsa. Berisha duke qenë pjesë e ish-komunizmit, i kishte për zemër këta kontigjente të cilët privatizuan pronën publike për njerëzit e tyre.
Me reformat e gabuara prona publike e shqiptarëve, u keqpërdorua dhe ra në duart e ish-komunistëve dhe të mashtruesve, duke i mbyllur fabrikat e lënë njerëzit pa punë dhe shpresë. Dëmin më të madh kjo politikë e gabuar ekonomike iu ka bërë ish-pronarëve me ligjin 7501 dhe me privatizimin e dyqaneve. Dyqanet u privatizuan nga shitësit që ishin pjesë priviegjuar e ish-diktaturës dhe kishin të bëjnë me ish-sigurimin e shtetit. Dëmi i ligjit 7501 ishte i madh dhe dëgjohet edhe sot në Shqipëri, në planin ekonomik dhe social. Toka u dha fshatarëve me dy qëllime, për ta punuar dhe për vota, për planet shkatërruese ekonomike e politike të Sali Berishës.
Open photo
Sot Sali Berisha me gjithë këta dëme në planin ekonomik dhe shoqëror kërkon të marrë PD-në për interesa personale. Ngjarjet e fundit para selisë së PD-së me 8 Janar treguan qartë që Berisha e kërkon PD-në ta sundojë për interesa personale dhe të ortakëve të tij dhe për ta kthyer në bunker personal. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, mbasi shqiptarët e lodhur nga politika 30 vjecare e Sali Berishës dhe ortakeve te tij, shohin të ardhmen dhe zhvillimin, integrimin e Shqipërisë, për të larguar regjimin e Edi Ramës, për një qeveri të ndryshimit të madh me Lulzim Bashën kryeministër me mbështetjen e Sh.B.A.-ve!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu