Escobar mbështet Yuri Kim kundër Sali Berishës

0
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar fort pas intervistës së zv.ndihmës sekretarit të Shtetit Gabriel Escobar i cili dënoi dhunën në protestën e 8 janarit. 
Yuri Kim bën të qartë mendimin që ka SHBA për Sali Berishën duke dënuar përpjekjet e tij për të rimarrë me dhunë PD-në. Në postimin e saj, ambasadorja kërkon që shqiptarët ta gjykojnë vetë komentin e zyrtarit të lartë amerikan.
“Jeni lodhur nga “spin doktorët”? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Escobar”, shkruan Yuri Kim.
Gabriel Escobar: “Është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën për të marrë nën kontroll një parti politike. Gjithashtu u bëjmë thirrje autoriteteve të ndjekin penalisht çdo person që është i përfshirë në dhunë politike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu