Shruan Qami Gjyrezi
Sali Berisha ka qenë dhe vazhdon të jetë tubi i oksigjenit për disa modele politike në Shkodër, të niveleve të ndryshme në 30 vite. Të gjithë këta modele në të shumtën e rasteve kanë patur si paradigem, personalitetin e cënueshëm dhe iligjitimitetin. Politika nuk ka të bëjë me mjeksinë, me patologjitë, por kur politika ndikohet nga patologji të politike, iu bën dëm njerëzve, qytetarëve të një vendi.

Fatëkeqsisht politika në Shqipëri është drejtuar edhe nga “mjekë, biles pasionant ” , të cilët kuptojnë mirë qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen dhe jo nga ekonomistë dhe juristë. Nëse ka politikan në Ballkan, që ka ushqyer dhe mbështetur modelet politike që “shtypen kollaj”, falë së shkuarës së tyre me “cene intelektuale dhe në të menduar” është Sali Berisha. Nuk është e rëndësishme nëse ata kanë patur njohuri dhe dije për fushat e tyre arsimore, shkollë të mesme ose të lartë “Juridik Plepash” ose Juridikun në Shkodër, Doktoraturë ose janë profesorë universiteti. Por i rëndësishëm ka qenë personaliteti i tyre i cënuar, ndaj imponimit arketipal të Doktor Berishës. Duke qenë mjek kardiolog, ai kuptonte mirë imazhin psikik të individit, ndjenjat dhe emocionet e politikanit ose politikanes.
Një “laborator tipik” ka qenë Shkodra, ku në 30 vite ai ka përzgjedhur individë që mendonin ndryshe dhe silleshin ndryshe, të cënueshëm, gjoja besnikë të tijë, për të realizuar gjoja idenë “Shkodra anti-komuniste”, me gjoja ish-të persekutuar, ish-pronarë. Pastaj në 30 vite me të njëjtën strategji berishiane ato largonin, shpesh edhe me ndihmën e “horrave” konkurrentët dhe ata që i kundërshtonin. Këtyre individëve iu interesonte kjo politikë mbasi kanë përfituar padrejtësisht shumë në planin ekonomik dhe shoqërorë. Imponimi, frustrimi Berishës është i pa shpjeguar, deri në patologji dhe këtë pjesë të personalitetit e tregoi mbas shpalljes non-grata dhe mbas datës 9 Shtatorë 2021. Por këtë herë është vënë përballë Sh.B.A-ve dhe opinionit publik të shëndoshë në Shqipëri që kërkon ndryshimin e kësaj paradigme, “supersistemi” të dështuar 30 vjecarë!

Modelet politike, besnikë të Berishës kanë ndërtuar edhe karrierën politike me metoda manipulative patologjike, me kurthe, shpifje, intriga, dhune dhe sharje. Sali Berisha është kardiologu politikani që nuk ka mbështetur në 30 vite demokratët që kanë punuar me zemër për PD-në, mbasi e kuptonte mirë zemrën njerëzore. Me të vërtetë politika nuk kërkon shumë zemër, por në të kundërtën Berisha ka mbështetur “indvidë me cene në personalitet”, që mendojnë ndryshe dhe veprojnë dhe flasin ndryshe, duke i bërë dëm Shkodrës dhe demokracisë shqiptare. Berisha ka përdorur medota reanimacioni duke i ushqyer me oksigjen pikërisht këta modele. Ai e ka kuptuar që këta modele që as nuk e kanë respektuar e aq më shumë nuk e kanë dashur. Por me këta modele të cënueshëm edhe nga ish-sigurimi i shtetit para viteve 90-të, Berisha i ka bërë një dëm të madh PD-së në 30 vite, duke sulmuar të djathtët me pseudo të djathtë, të persekutuarit me psedudo të persekutuar dhe të diturit me pseudo intelektualët.

Në 30 vite Sali Berisha ka mbështetur shumë modele që i kanë interesuar për të realizuar politikat e tija. Unë përzgjodha modelin Lorenc Luka, Voltana Ademi, Jozefina Topalli dhe Ledina Mandija, jo sepese u bënë pjesë e Foltores së datës 11 Dhjetorë por me politikën e tyre në 30 vite i kanë bërë dëm qytetarëve shkodranë për interesat e tyre dhe janë pengje të Berishës. Këta modele shënojnë edhe fundin e tranzicionit ne Shkodër, të oksigjenuar nga Berisha, pa përmendur me dhjetra vartës të tyre në administratën lokale. Situata e krijuar së fundi në PD, më detyroi të shkruaj për modele të cilat kanë dominuar në jetën politike të Shkodrës, post-komuniste. Dëmi politik që i kanë bërë Shkodrës është më i madh se arritjet dhe detyrimet që kanë patur karshi votuesit të qytetit që e ka qeverisur PD-ja. Dëmin më të madh ia kanë bërë të djathtëve. Me “metodat berishiane” ata kanë larguar me dhjetra demokratë të përkushtuar duke penguar karrierën politike dhe zhvillimin ekonomik dhe kulturorë të Shkodrës. Kërkoj “falje publike” për votuesit shkodranë të majtë të djathtë, liberal dhe konservatorë, kryesisht të rinjve të qytetit në vite, që PD, ka prezantuar modele të tilla politike si Luka, Ademi, Topalli dhe Mandija e shumë të tjerë në këta 30 vite.

Personalisht nuk kam patur asnjë përfitim politik në këta 30 vite, as punë, as privatizim, as nuk kam të punësuar asnjë pjestarë të familjes me mbështetje politike, por instikti politik dhe vetëdija demokrate me kanë motivuar të jem pjesë e politikës, PD-së. Në vitin 2005 që përfaqësova me dinjitet qytetin e Shkodrës 2400 vjecare në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, por këta modele me mënyrat e tyre ish-komuniste, biznatine më larguan nga politika. Nuk kam ndërmend ta personalizoj opininon, mbasi jam ndjerë shumë mirë në punët dhe studimet e mija në psikologji, artin tim, ne politike, por ky është një realitet. Në këtë opininion do të përshkruaj shkurt ecurinë dhe CV-të e tyre politike. Në ecurinë e tyre politike, një mbështetje të madhe sic e shkruajta më lart i’u ka dhënë ish-kryeministri Sali Berisha, sot i akuzuar si “person non-grata në SHBA. Në deklaratën e Departamentit të Shtetit përmenden mbështetësit dhe aleatët e Berishës. Berisha ka qenë “tubi i oksigjenit” për këta politikanë që i kanë bërë shumë dëm Shkodrës. Këta modele janë pengje të një ish-kryeministri të shtetit antidemokratik që Berisha ndërtoi në 30 vite dhe kërkon ta drejtojë edhe në vitin 2021, por është i dështuar me nismën e tij, personale dhe emocionale.

Modele të tilla Sali Berisha pati krijuar duke filluar nga Korca, Elbasani, Berati, Durrësi, Tropoja dhe padiskutim nga Shkodra që e ka patur si një mbështetje të madhe për të arritur qëllimet e tija politike. Lorenc Luka me profesion “kurthaxhi” nuk dua ta ofendoj por e ka merituar një zanat të tillë, mbasi ka qenë një nxënës me mesatare 5.7 në shkollën “Jordan Misja” në Shkodër në vitin 1978, biles i ndihmuar nga mësuesit dhe ka qenë një ish-sportist mediokër. Luka nuk ka patur asnjë lloj persekucioni, prandaj i shiti të persekutuarit në bashkëpunim me Jozefina Topallin me mbështetjen e Berishës duke larguar ish-të dënuarin politik Pjetër Arbnori. Luka ka përfaqësuar Shkodrën si ish-deputet, Kryetarë Partie, Kryetarë Qarku dhe Kryetarë Bashkie në mbi 25 vite. Luka ka drejtuar investimin në Shkodër 2005-2013 që SHBA dha për zhvillimin e qytetit 600.000 milionë dollarë, me mështetjen e Berishës që u realizua cilësisht keq. Projekti i zhvillimit ekonomik dhe kulturorë të Shkodrës 2005-2013 e më tej është ndryshuar disa herë nga këta modele politike, thjesht për interesa klienteliste Voltana Ademi e pat filluar si Nën/kryetare Bashkie, ish-Prefekte dhe ish-deputete dhe sot dy vite mbas mandatit të saj “shkel e shko” është fatëkeqësi për Shkodrën.

Edi Rama e ka mbështetur kandidaturën e Ademit, mbasi në vitin 2015 nuk i interesonte kandidatura e LSI-së në Shkodër. Sot koha po e provon që Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e dështuar e Bashkisë së Shkodrës po bashkëpunojnë në dëm të Shkodrës. Zonja Ademi sot bashëpunon me të majtët, ka krijuar “Klanin e saj” në dëm të qytetit dhe ka patur gjithashtu mbështetjen e familjes Berisha. Prandaj merr pjesë në Foltore mbasi ka detyrime dhe harron që na përfaqëson të gjithë demokratëve biles edhe ata që e kanë votuar kundër, të majtët në 2015, mbasi është Kryetare Bashkie. Për Jozefina Topallin kam shkruar disa artikuj dhe mban të njëjtin qëndrim me këta modele, pavarësisht se qëndron në hije dhe përdorë mbështetësit e saj dhe sulmon PD-në legjitime dhe kryetarin legjitim Basha nga TV. Të gjithë këta modele politike nganjëherë ndahen dhe bashkohen kur i’u intereson gjothmonë në dëm të Shkodrës. Në vitin 2015 kur Voltana Ademi mori drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, deklaroi në TV se në Bashkinë e drejtuar nga Lorenc Luka ka patur korrupsion të madh, por më pas ia “mbyllën gojën”, nuk e përmendi më. Voltana dhe Jozefina i kanë pronat pranë njëra tjetrës, prandaj nuk zhvillojnë sheshin Wodrow Wilson dhe lënë gropa të pa përfunduara. Ledina Mandija nuk ka asgjë të përbashkët me ish-pronarët por duke qenë në vite kandidaturë e Berishës ka qenë e emëruar si Avokate shteti. Pikërisht të atij shteti të 2005-2013 që e akuzon DASH që i ka dhënë ish-kryeminstrit Berisha person non-grata. Kam besim të plotë se me largimin e këtyre modeleve që i mbetëm në qafë shkodranëve në 30 vite, me mbështetjen dhe oksigjenin e Sali Berishës, të rinjtë e angazhuar në politikë në qytetin 2400 vjecarë do të krijojnë një të ardhme tjetër për Shkodrën që e meriton.

Këta modele kanë drejtuar në 30 vite jetën ekonominë, kulturën, zhvillimin, arësimin, universitetin duke patur ndikim të edhe mbi gjykatësit dhe prokurorët, tek drejtësia e vjetër. Pikërisht sot këta modele mbështesin një kuvend, referendum dhe një process ilegjitim, mbasi ilegjitimiteti i ka mbështetur në 30 vite. Psikologjia na mëson se:“Personaliteti mund të të hapë dyer, por vetëm karakteri mund t’i mbajë ato të hapura”. Personaliteti i cunguar i këtyre gjoja politikanëve, ka patur nevojë për oksigjenin e Berishës për të hapur dyer të pushtetit. Por sot kërkohen politikanë me karkater për të mbajtur dyer të hapura dhe për të hapur dyer të reja për rininë. Nëse mbyll dyer për të tjerët, duke përdorur kultin e individit dhe duke mbyllur dyer me politika me kurthe, do të vijë një ditë që do të largohe ose do të largojnë të tjerët! Po e mbylli opinionin me shprehjen e psikologut Karl Jung: “Mos u mbaj fort mbas dikujt që po ikën, ndryshe s’do takosh atë që po vjen”. Historia politike na ka mësuar se qarkullimi i elitave sjell ndyshimin dhe krijon modele të cilat nuk kanë nevojë për oksigjenin e së shkuarës por mbështeten në veprat e tyre politike. Lulzim Basha duhet me guxim të japi oksigjen të rinjve dhe modeleve me karkater politik në PD, për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për një Shqipëri pa korrupsion dhe të drejtë! Jam optimist!



