Shkruan Qamil Gjyrezi
Ribotim (Botuar në vitin 2004 në gazetën 55)
Iniciativa e ministrit Bujar Leskaj qe perfaqeson per vendosjen e permendores se humanistes se madhe me vlera boterore Nene Tereza, e cila i jep nje rendesi te madhe kombit shqiptar, eshte nje vendim i drejte i nje ministri qe me te vertetë deshiron me te gjitha mjetet dhe politikat kulturore, qe Shqiperia te jete pjese e shoqerise se zhvilluar boterore dhe perpiqet qe institucioni qe ai drejton, te vleresoje kulturen e vertete dhe projektet që ndikojne fuqishem ne rivleresimin dhe çuarjen perpara të tradites sonë të mrekullueshme, qe u perdhos per 50 vjet dhe qe nuk u trajtua mire gjate viteve te tranzicionit.

Pikerisht, iniciativa per vendosjen e permendores dhe strategjia qe ministri po ndjek per reformen ne fushen e kultures, po e ben kete ministri, pjese e zhvillimit intensiv te kultures dhe ekonomise shqiptare. Iniciativa per vendosjen e permendores eshte nje prej vendimeve më serioze qe merr kjo ministri, qe prej 15 vitesh tranzicion. Leskaj eshte ministri i pare i Kultures, ne keto 15 vite, qe po synon krijimin e nje etape te re ne kete ministri, e cila eshte keqperdorur shpesh keto vite tranzicion, duke u kthyer gati si nje ish-shtëpi kulture ose vend per perfitime materiale ku, per ironi, kultura dhe tradita kane perfituar shume pak. Prandaj duhet pershendetur ministri Leskaj dhe falenderuar nga shkodranet, jo vetem per vendosjen e kesaj permendoreje, por edhe per idete te cilat i shpalli ne nje takim per turizmin ne Shkoder, ku tregoi se e ka te qarte misionin e tij ne krye te ketij dikasteri. Njekohesisht, kam ndjekur edhe debatin qe zhvillohet ne media per teatrin dhe kulturen ne pergjithesi. I gjithe establishmenti i kultures kerkon nje reforme, e cila te rivendose ne vend traditen qe eshte nje prej kritereve per integrimin tone ne BE. Te gjitha vendet qe jane anëtaresuar ose presin te anëtaresohen, e kane bere reformen ne fushen e kultures dhe theksin e kane vene ne rikonsiderimin e kulturave kombetare. Vendosja e permendores se Nënë Terezes, jo vetem qe vlereson nje figure te ndritur me permasa boterore qe na jep nje mbeshtetje ne njohjen tone si komb dhe kulture, por eshte edhe nje pike e forte per intensifikimin e çeshtjes shqiptare si Kosove e kudo qe ajo eshte ne diskutim.
Ndryshimet gjeo-politike ne rajon dhe aspirata jone per integrim euroatlantik kerkon patjeter rikonsiderimin dhe vleresimin e figurave te shquara si Nene Tereza, qe jane garanci per procesin e perfshirjes sone ne familjen e zhvilluar te botes se zhvilluar, aspirate e kahershme e te pareve tane. Gjithashtu, vemendja qe zoti Leskaj drejton per kulturen ne pergjithesi te qytetit te Shkodres, projekti per vendosjen e fototekes “Marubi” ne nje ndertese tjeter, projekti per krijimin e nje qendre te madhe te kultures shkodrane, ku te perfshihet galeria dhe te gjitha institucionet e kultures, se fundi, iniciativa per vendosjen e permendores se Nene Terezes, patjeter qe duhen pershendetur dhe vleresuar nga i gjithe opinioni i qytetit te Shkodres. *Autori është kryetar i Komisionit të Kulturës në Bashkinë e Shkodrës!



