
Në veri të Shqipërisë, në fshatin Fishtë, në vendlindjen e kolosit të letrave shqipe Atë Gjergj Fishta, mud të kaloni një drekë, darkë, pse jo edhe mëngjes të veçantë, pasi pamja piktoreske dhe ushqimet e shijshme në restorantin aty, janë të lakmueshme për këdo.
Fishta është fshat i bukur, piktoresk, mes gjelbërimit, ajrit të pastër dhe ujit cilësor e të shëndetshëm për t’u pirë.
Gjithçka aty është e përsosur. Është bio ushqimi dhe i ngrohtë shërbimi.
Aty ku lindi poeti, aty ku nëpër perlat e “Lahutës së Malcisë”, Zanat e Malit e Shtojzovallet, heronjtë e kombit dhe pushtuesit, plotësojnë mozaikun e historisë shqiptare, shtrihen fusha të tëra me prodhime bio, që me kujdes e kulturë, shtrohen në tavolinat e restorantit lider “Mrizi i Zanave” nga mjeshtri i kuzhinës shqiptare Altin Prenga.
Kur pandemia Covid-19 goditi Shqipërinë, Mrizi i Zanave Agroturizëm, një restorant në kodrat e Fishtës bazuar në zinxhirët e shkurtër të furnizimit, prodhimet vendase dhe sezonalitetin, duhej të mbyllej. Altin Prenga, i cili themeloi restorantin së bashku me vëllain e tij Antonin, u përball me një dilemë të përbashkët për shumë restoratorë gjatë periudhës së bllokimit: çfarë të bëjnë me stafin e tyre?
Shikoni video-dëshminë e Altinit këtu!
Më shumë se 70 punonjës, kryesisht punonin në kuzhinë dhe dhomën e ngrënies papritmas e gjetën veten pa punë. Me të vërtetë në besimin e tij për të ofruar dinjitet nëpërmjet punës, Altini vendosi të vazhdojë të paguajë rrogat e tyre për sa kohë që ata po e bënin veten të dobishëm për komunitetin. Por nuk mbaroi aty për Altinin. Njëkohësisht ai zhvilloi një sistem furnizimi për qytetet e afërta, përfshirë kryeqytetin Tiranën, duke siguruar që ushqimi i mirë të arrinte në tavolinat e qytetarëve të mbyllur në shtëpitë e tyre.
“Te Mrizi i Zanave po leverdisnim markën tonë, duke garantuar cilësi dhe mbështetur fermerët në mënyrë alternative. “
Financuar nga Fondacioni Kulturor Europian me kontributin e Fondazione CRC, Heronjtë e Slow Food tregon historitë e atyre që u ngritën në krizë, me fjalët e tyre. Disa histori tregojnë krijimtarinë e individëve, të tjera punën e pamëshirshme që ata realizuan, secila prej tyre duke na frymëzuar të jemi heronj, në mënyrën tonë, në komunitetet tona.