Kush ka pasuri të pajustifikueshme do shkojë në burg, do t’u hetohen miqtë dhe kushërinjtë kudo që janë

0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur mbrëmjen e djeshme për nismën e PD-së për vettingun e politikanëve.

Ai u shpreh se politikanëve që do t’u gjendet pasuri e pajustifikueshme, do t’u vihen pr*angat, pasi struktura që do të kryejë vettingun e politikanëve nuk ka si funksion që të konstatojë faktin që një zyrtar nuk ka pasuri të fshehur, por është e detyruar që të nisë hetim penal.

Gjithashtu, Bardhi shtoi se politikanëve do t’u hetohen edhe miqtë, shokët apo kushërinjtë kudo që ndodhen, në rast se shpenzimet e tyre janë më shumë se të ardhurat.

“Mekanizmat që ka në dorë ILDKP janë të pamjaftueshme që të bëjë verifikimin e pasurisë së politikanëve, apo lidhjen e tyre me krimin e organizuar. Ne nuk do të kërkojmë struktura ndërkombëtare, ato do të kenë vetëm rol mbikqyrës.

Nëse një politikan ka pasuri të pajustifikueshme, do të shkojë në burg. Struktura që do të kryejë vettingun e politikanëve nuk ka si funksion që të konstatojë faktin që një zyrtar nuk ka pasuri të fshehur, por është e detyruar që të nisë hetim për vepra konkrete penale që janë konsumuar nga politikanët.

Nëse ata marrin 1.5 milion lekë në muaj dhe shpenzojnë 2.5 milion lekë për shkollën e fëmijëve në muaj, në atë moment hyn në verifikim kushëriri, miku apo shoku, kudo qoftë”, tha Gazment Bardhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu