Në dyert e Universiteteve të vendit ka pasur tensione dhe përplasje të fortë pasi shumica e studentëve nuk janë lejuar të hyjnë në auditore pasi nuk kanë bërë vaksinën dh nuk kanë qenë të pajisur me testin PCR.
Ashtu siç ishte paralajmëruar ditën e djeshme, rreth orës 10:00 kanë nisur grumbullimin përpara kryeministrisë ku do të kundërshtojnë vendimin për tu lënë jashtë auditoreve. Ata shprehen se e drejta e arsimit është një e drejtë kushtetuese, dhe nuk mund të tjetërsohet nga asnjë vendim qeverie.
Prej mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin, Universitetet janë duke mbajtur qëndrime të ndryshme sa i takon futjes së studentëve të pavaksinuar në auditore.
Në Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Durrës lejohen të hyjnë në auditore dhe studentët e pavaksinuar.
Ndërkohë që në Vlorë, Shkodër dhe në Tiranë, studentët e pavaksinuar nuk do të lejohen që të hyjnë në auditore.