TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur sot një tur takimesh me demokratët në të gjithë vendin pasi kreu i PD Lulzim Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar i kësaj force politike.
Në takimin që mbajti sot në Tiranë ishin të shumë demokratët që shprehën hapur mbështetjen ndaj tij, mes tyre edhe emra të njohur të PD.
Në mbështetje të Berishës ishinn deputetët Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çela, të cilët vendosën të jenë krah ish kryeministrit, dhe jo në sallën e seancës plenare.
Gjithashtu Sali Berisha u mbështet nga ish Presidenti Bujar Nishani, i pranishëm në takim, ish-sekretari për çështjet ligjore Çlirim Gjata, ish deputetët Klevis Balliu, Gent Strazimiri, Aldo Bumci, Astrit Veliaj, Anton Frroku, Keltis Kruja, Albina Deda, Liljana Elmazi si edhe Arbjola Halimi.











