Dy shpërthimet e djeshme kamikaze, të shënuara në jashtë aeroportit të Kabulit, nuk i kanë trembur aspak qytetarët. Ata shihen me mijëra brenda hapësirës së aeroportit, për t’u larguar nga vendi.
Pamjet janë bërë virale nga gazetari i Wall News, Guy Elster.
“Kështu duket dëshpërimi. Turma njerëzish në aeroportin e Kabulit këtë mëngjes, pavarësisht masakrës së djeshme. Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA po paralajmërojnë për sulme të reja”, shkruan gazetari.
Kujtojmë se për ngjarjen e rëndë të një dite më parë, autorësinë e krimit e mori përsipër dega e ISIS në Afganistan.
Deri më tani, 12 marinsa amerikanë dhe mbi 100 afganë raportohen të vdekur, ndërsa të lënduarit janë me qindra.