Yuri Kim jehonë takimeve të Spiropalit në Ukrainë, i poston në Twitter-in e saj bashkë me një mesazh për Rusinë

0

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Kim, ka postuar në Twitter-in e saj takimet e ministres Spiropali në Ukrainë, në Forumin e Krimesë që po zhvillohet atje.

Teksa ka publikuar poshtë meszhit të saj një postim të ministres Spiropali në Twitter-in e saj lidhur me takimet që ajo ka pasur në forumin e Krimesë, ajo ka përsëritur mesazhin se SHBA-ja e aleatët e saj s’do i heqin sanksionet ndaj Rusisë derisa kjo e fundit t’i japë fund pushtimit të Krimesë.

Ajo i ka bërë jehonë deklaratës së Sekretares amerikane të Energjisë, Granholm në Forumin e Krimesë, sipas së cilës SHBA-ja e aleatët e saj do vijojnë përpjekjet diplomatike dhe do i mbajnë sanksionet ndaj Rusisë derisa kjo e fundit t’i japë fund pushtimit të Krimesë.

“Ashtu si tha Sekretarja Granholm në Forumin e Krimesë, “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa Rusia të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainën lindore.” – thuhet në mesazhin e Kim në Twitter.

Më herët sot, ambasada amerikane bëri thirrje për lirimin e aktivistit Aleksej Navalni, i cili ndodhet në një burg në Rusi.

Nuk vonoi shumë përgjigja e ambasadës ruse në Tiranë, e cila shkruante se Navalni, që etiketohet si ‘luftëtari i lirisë’ nga SHBA-ja, është dënuar për mashtrim në Rusi bashkë me të vëllanë, Oleg Navalni. /Hashtag.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu