Lidhet roja dhe i vihet 50 kg tritol fabrikës së çimentos në Shkozet! Plani për shpërthim elektrik s’u finalizua

0

Një tragjedi mund të ishte shkaktuar në Shkozet para dy ditësh. Një atentat me 50 kg tritol ishte përgatitur për të hedhur në erë fabrikën e çimentos në Shkozet. Autorët fillimisht kanë lidhur rojen e fabrikës, më pas kanë montuar tritolin duke e lidhur me rrjetin elektrik, por shpërthimi nuk ka ndodhur.

Ende nuk ka një përgjigje kush janë autorët që qëndrojnë pas këtij atentati. Si duket porositësit nuk kanë dashur ta shpërthejnë lëndën plasëse por e kanë përdorur si kërcënim. Një tjetër mundësi është se tritoli nuk ka plasur si pasojë e mungesës së profesionalizmit, duke mos bërë mirë kalkulimet.

Kjo fabrikë është në pronësi të disa pronarëve të huaj dhe shqiptarë. Nga hetimet e deritanishme ende nuk një rezultat konkret lidhur me autorësinë dhe shkakun. Ende nuk dihet nëse pas gjithë kësaj sasie tritoli fshihet një grup kriminal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu