“Vëllai i Madh po ju vëzhgon”, Amerika do ngrejë institucion ku do jepet llogari për përdorimin e donacioneve për tërmetin e 26 nëntorit 2019

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës me anë të përfaqësuesit Matthew Palmer, janë shprehur se kontributi i tyre është plot 5 milionë dollarë për përpjekjet e rindërtimit të Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjithashtu Ambasada Amerikane në një njoftim në faqen e saj zyrtare bën me dije se, kjo shumë do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për të administruar në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse donacionet.

Njoftimi i Ambasadës Amerikane:

Matthew Palmer, Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit për Byronë e Çështjeve Europiane dhe Euro-Aziatike shpalli kontributin e fundit prej afro 5 milionë dollarë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, gjatë fjalës së tij sot në Konferencën e Donatorëve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Shuma do të shkojë për themelimin e një akademie transparence, e cila do të ndihmojë Shqipërinë për administrimin në mënyrë transparente dhe llogaridhënëse të donacioneve të pas tërmetit dhe fondeve të tjera publike; punën rimëkëmbëse dhe konservuese për monumentet kombëtare në Durrës, Krujë dhe Prezë; si dhe për mbështetjen e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq, e cila do të ndihmojë Kryqin e Kuq Shqiptar në ngritjen e një Qendre Operacionale Emergjencash për koordinim të bashkërenduar dhe më të theksuar në përgjigje të emergjencave të ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu