Ja lidhja e “Sanemit” të serialit “Zogu i hershëm” në jetën reale, ja kush është biznesmeni që i ka marrë zemrën aktores

0

Aktorja Demet Ozdemir është shumë e njohur në Shqipëri falë roleve në seriale shumë të ndjekur ku kujtojmë Sanem në serialin “Zogu i hershëm”, rolin Lale në serialin “Dhoma 309” dhe Asli në serialin “Ëndërr luleshtrydhesh”. Shtypi turk raporton se 28-vjeçarja është në një lidhje me biznesmenin Jaman Taciroglu.

Ai është shumë i famshëm në Turqi pasi vjen nga një familje me emër dhe nëna e tij është stiliste. Jaman është 32 vjeç dhe lidhja me Demetin ka nisur fillimisht si shoqëri. Tani çifti e kanë konsoliduar lidhjen pasi nëna dhe motra e Jamanit kanë nisur ta ndjekin në Instagram aktoren.

Ndërsa vetë çifti nuk e ndjekin njëri-tjetrin për të ruajtur privatësinë e lidhjes së tyre. Kujtojmë që Demet Ozdemir është përfolur edhe për një lidhje me aktorin shqiptar Can Yaman por ata i mohuan thashethemet./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu