Lule të vetmuara/ Nëna e akuzon Kaderin për vrasje, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Ejlyl, Songyl, Xhemre dhe Kader shkojnë të pastrojnë në një shtëpi në mënyrë që të fitojnë para për varrin e prindërve të Xhemresë. Ky është kurth i Defnes e cila ka bërë plan t’i poshtërojë vajzat e jetimores.

Xhemre vendos të pastrojë vetëm për të bërë varrin e prindërve. Defne tallet me vajzat teksa ato pastrojnë shtëpinë. Ajo thërret edhe Gynejin me Xhenkun për t’i poshtëruar më keq. Songyl zihet me Defnen dhe Xhenk i filmon. Serkan i bërtet Dernes kur mëson planin e saj djallëzor. Kader shkon sërish në shtëpinë e nënës së saj.

Motra e saj i tregon shtëpinë ndërsa Kader mërzitet që ajo nuk mundi të jetojë një jetë si e motra. Motra e Kaderit bie në pishinë dhe rrezikon të mbytet. Kader i shpëton jetën. Banu akuzon Kaderin se donte të vriste të motrën dhe e godet me shuplakë. Defne hakmerret ndaj shoqes së saj kur mëson se ajo i tregoi Serkanit gjithçka. Kemal kërcënon Ejlylin dhe shoqet e saj të mos ngatërrohen më me të./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu