Voal.ch – Në botën shqiptare ndodhin mrekulli të pista
mafiozi bëhet deputet dhe ministër,
gjithçka shitet e blihet pasi sistemi është i kapur në çdo qelizë, sikur e kapur fort është edhe bota e medias.
Lexuesit po i sjellim dy momente.
Momenti i parë:
Në majin e vitit 2013 në prag të zgjedhjeve të qershorit 2013, Konventa zgjedhore e Partisë Socialiste pati një surprizë shumë të këndshme që u mediatizua gjerësisht.
Në ditën e dytë të zhvillimeve të saj, një superpersonazh nga bota e spektaklit u bë pjesë e saj.
Ky personazh ishte Alketa Vejsiu.
Atëhere titujt e lajmeve të TV-ve dhe gazetave u mbushën me kryefjalën që prezantuesja i drejtoi jo vetëm sallës me militantë të PS por nga ekrani gjithë shqiptarëve:
“Edi Rama është idhulli im, votojen për kryeministër!”, tha ajo!
Dhe, kur e vendos Alketa Vejsiu diçka, ajo ia arrin!
Më poshtë po sjellim disa thekse nga ato që tha Alketa asaj dite, me tonet e saj pompoze, por gjithmonë bosh:
“Nuk jam socialiste, por një gjë është e sigurt se do votoj për Shqipërinë e Edi Ramës, jam e bindur që në Shqipërinë e rilindur, të majtë e të djathtë do kenë mundësi të gdhihen e të ngrysen të lirë, pa patur frikë se do jenë me Edin apo kundër tij. Shpresoj që ai të jetë kryeministri ynë i ri”, tha Vejsiu.
“Është idhulli i adoleshencës sime, i vetmi politikan që qetësisht mund t’i besoj votën time.
Kam qenë 14 vjeç kur e kam takuar për herë të parë këtë personazh.
Mund t’ju them se është i vetmi ministër Kulture që mund të mbaj mend”, tha Vejsiu.”
Alketa besonte tek Edi Rama pasi, sipas syve të saj, “Ai transformoi Tiranën në një kryeqytet që mban era Europë. Ai është njeriu që rilindi Tiranën dhe i riktheu Shqipërisë kryeqytetin e humbur mes plehrash. Unë besoj që nuk e kërkon votën time për pushtet, por për të ndjekur ëndrrën, për ta shndërruar Shqipërinë në vendin që meritojmë”.
Jo vetëm kaq, por brilantet që nxori nga goja Alketa Vejsiu u përkthyen menjëherë në anglisht për t’i treguar Perëndimit se si e vlerëson Edi Ramën një personazh si ajo!
————-
Nuk ka nevojë të jesh analist për të kuptuar se ka një empati mess ish ministrit të kulturës, ish kryetarit të bashkisë të Tiranës, kryetarit të PS dhe kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me Alketa Vejsiun.
Nuk ka asgjë të re këtu. Sepse të gjithë shqiptarët e dinë se, që të jesh pjesë e botës mediatike në Shqipëri, padyshim duhet të kesh lidhje të forta empatike me kryepolitikën.
Alketa Vejsiu vetëm i thellon këto lidhje. Për shembull kryetarit aktual të bashkisë të Tiranës, ajo i organizoi dasmën me aq shumë klas dhe lluks! Po askush nuk e pyeti, a kish konflikt interesi, sa i kushtoi dasma Erion Velisë apo nëse Alketa Vejsiu ia bëri gratis për hir të shoqërisë të vjetër me ish kryetarin e bashkisë, pasi si Edi Rama, si Erion Veliaj i takojnë të njëjtës partie, PS.
Momenti i dytë:
E shihni foton e mësipërme ?
Është shkëputur nga një kërcënim romantik asaj kohe midis kryetarit të partisë PS dhe drejtueses të programit “Dancing With The Stars”.
Në vitin 2012, kur Edi Rama ishte kryetar i PS, ai mori një ftesë nga stafi i “Dancing With The Idol”- Sorry, ishte lapsus. “Dancing with the Stars”
Edi Rama e mirëpriti ftesën, atij i pëlqen që të jetë gjithkund kryepersonazh, në politikë, biznes, media, kinematografi, show.
Edhe Alketa Vejsiu po ashtu, ajo është drejtuese, producente, kërcimtare, modele, këngëtare, bisneswoman, grua biznesimeni ndërtimi, botuese, regjisore! Sorry, prapë lapsus, regjisore deri tani nuk është!
Dikush tani Alketa Vejsiut ia ka shtënë në vesh që të bëhet edhe presidente.
Kujdes, se e ka me vete atë stilolapsin që firmos ëndërrat e saj!
Edi Ramës, nga ana e tij, do t’ia kishte shumë qejfi që të shkarkonte Ilir Metën dhe, në vend të tij, të emëronte Alketa Vejsiun!
Sidomos pas suksesit në Sanremo!
Rroftë empatia! A nuk rimon edhe me Shqipëria!
Por le të kthehemi në 2012 tek spektakli “Dancing with the Stars”!
Për t’i dhënë sa më zjarr dhe shikueshmëri programit,
aq më tepër kur drejtuesja e programit e kishte deklaruar publikisht simpatinë e saj të hapur për strategun e PS, regjia apo skenari vendosi që Edi Rama të kërcejë me Alketa Vejsiun.
Kështu, Edi Rama dhe Alketa Vejsiu kërcejnë nën tingujt dhe zërin magjik të Adriano Calentanos “Dormi Amore” – “Fli Dashuri”.
Ishte një kërcënim shumë romantik, që po ia risjellim edhe lexuesit.
Ishte një kërcimi paparë që e la Arjan Canin, i pranishëm në event, me gojë hapur. Por jo vetëm atë.
Edi Rama gjatë karierës së tij, herë si i nipi i Spiro Kolekës, herë si i biri i Kristaq Ramës dhe më vonë me pushtetin e politikanit ka patur shumë “suksese” e histori edhe me femra nga bota e artit.
Ndërkohë që Alketa Vejsiu, nga ana e saj ka një martesë të lumtur me bashkëshortin, një biznesmen ndërtimi, Edi Rama ka patur dështime dhe disa martesa. Martesën më të fundit dhe aktuale e ka me Linda Ramën. Asaj kohe kur nisi romancën me Edin, Linda Rama i vuri brirë bashkëshortit të saj, sikur edhe Rama nga ana e tij i vuri brirë asaj kohe Rudina Magjistarit.