Franca dhe Holanda thirrje urgjente popullit shqiptar: Arrestoni Edi Ramën dhe perandorinë e tij të korrupsionit që të hyni në BE!

0

Edi Rama po hyn në histori për bllokimin e prej katër vitesh të rrugës së integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për shkak të perandorisë së korrupsionit që ka ngritur, kriminalizimit të shtetit me përdhunues, baronë droge, vrasës dhe tutorë prostitutash, mafies së votave, kufizimit të lirisë së mediave, plaçkitjes së pasurive kombëtare, PPP-ve etj. Çdo vit, Edi Rama, pas çdo dështimi me sfidën e negociatave, ka përsëritur të njëjtën propagandë fyese dhe bajate, të njëjtat alibi, akuza dhe justifikime.

E vërteta është se gjatë 4 viteve, qeveria e Edi Ramës, e cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si e korruptuar në çdo degë, nuk ka plotësuar qoftë edhe një kusht të vetëm nga Brukseli, për shkak se qëllimi i vetëm i Edi Ramës është vijimi i sundimit duke vjedhur. Përkundrazi, kushtet e Brukselit janë shtuar nga viti në vit.

Ashtu siç edhe pritej, Franca dhe Holanda kanë sinjalizuar refuzimin e hapjes së negociatave për Shqipërinë edhe për këtë vit, për shkak të qeverisë së Edi Ramës. Holanda dhe Franca kanë deklaruar se janë shumë serioze dhe kritike sa i takon vlerësimit të Shqipërisë për plotësinin e kushteve të vendosura nga BE. Në një lajm të agjensisë Reuters, u raportua një zyrtar francez që thotë se as Shkupi dhe as Tirana nuk i kanë realizuar detyrat e shtëpisë të caktuara nga Brukseli. Pra, si Franca, ashtu edhe Holanda janë pro zgjerimit të BE, por nuk pranojnë vende me qeveri të korruptuara dhe aventureske në Bruksel. Që të dyja flasin vetëm për mosplotësim kushtesh nga qeveria e Shqipërisë. Ky është një mesazh shumë i qartë për shqiptarët, të cilët për të përparuar në rrugën drejt integrimit, duhet të përmbysin qeverinë e Edi Ramës dhe perandorinë e korrupsionit që ka ngritur.

Nuk janë mosmarrëveshjet brenda BE-së që kanë izoluar Shqipërinë, por është korrupsioni dhe krimi i Edi Ramës. Franca dhe Holanda kërkojnë një administratë profesionale, goditjen e trafikut të kokainës, ndëshkimin e kryeministrave, ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtorëve të korruptuar, respektimin e lirisë medias etj. Këto kushte plotësihen vetëm përmes rrëzimit të Edi Ramës, por edhe ndëshkimit të shokëve të tij gjoja në opozitë, që nga Monika, Basha, Meta dhe Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu