Biba e Ramës drejt burgut: I dalin më shumë vota se votues/ Në 11 kuti të Lerzhës që do hapen do jetë testimi i 30 Qershorit!

0

KQZ e detyruar nga presioni i madh ne rrjetet sociale, por edhe nga qendrimi i nderkombetareve, ka pranuar të hapë kutitë në Bashkinë e Lezhës, me kërkesë të Eduard Ndocajt dhe Partisë Konservatore Albania. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Konservatore është shprehur se në këto qendra janë konstatuar më shumë vota se sa votues. Kërkesa e tij është pranuar nga përfaqësuesi i PS duke theksuar se konstatimi i mospërputhjeve të shifrave është i vërtet.

“Ankuesit kanë bërë një kërkesë ankimore duke referuar që në këto qendra votimi kanë ndodhur disa parregullsi. Në të paktën 11 qendra votimi nga vetë tabelat përmbledhëse të KZAZ-ve 12, 13, përkatësisht për zgjedhjet për kryetar bashkie në Lezhë kanë rezultuar më shumë vota të gjetura në kutitë e votimit sesa numri i zgjedhësve që efektivisht kanë marrë pjesë në to. Të paktën kjo forcë na ka evidentuar që në bazë të dokumentacionit zgjedhor që është vënë në dispozicion ekziston një mospërputhje aritmetikore dhe logjike e personave që kanë votuar dhe votave që janë në kuti. Dhe përderisa kjo mospërputhje ekziston, unë bashkohem me kërkesën.”, u shpreh përfaqësuesi i Partisë Konservatore.

Rastet me mospërputhje të numrit të zgjedhësve dhe numrit të votave në kutitë e numëruara pas procesit zgjedhor të 30 qershorit hodhën hije dyshimi se komisionerët e PS kishin kryer shkelje ligjore dhe kishin mbushur kutitë me idenë e rritjes artificiale të pjesëmarrjes. Rasti më flagrant që ilustron këto mospërputhje ishte ai në Urën Vajgurore ku zgjedhës u njoftua se ishin 5900 ndërsa votues dolën 1766 më tepër, pra 7666 vota të numëruara

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu