Më mirë bionde apo brune? Camila Cabello i konfuzon të gjithë me ndryshimin e fundit në ‘look’

0

Ndjekësit e këngëtares së njohur Camila Cabello kanë nisur të komentojnë gjerësisht në rrjet për një lidhje të mundshme të 22-vjeçares me këngëtarin Shawn Mendes. Por përveç këtij fakti ata janë habitur nga ndryshimi më i fundit në ‘look’ i Cabellos. Me anë të disa fotove të publikuara në ‘Instagram’ ajo paralajmëroi projektin më të ri muzikor, por u vu re dhe se i kishte kthyer flokët në ngjyrë bionde. Nuk dihej nëse Camila kishte vendosur paruke, apo kishte zgjedhur realisht të ndryshojë pamje në mënyrë drastike.

Megjithatë pak më vonë ajo ndau me fansat e saj një foto tjetër krah këngëtares Billie Eilish, ku shfaqej me flokë ngjyrë çokollatë.

Mesa duket këngëtarja nuk ka mundur të bëjë një ndryshim aq të madh në pamjen e saj, ndonëse të shumë ishin ata të cilët u shprehën se këngëtarja dukej më tërheqëse bionde./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu