Rama ik, shihemi në shtator! Pjesëmarrje shumë e madhe në protestën përmbyllëse të opozitës!

0

Opozita ka thirrur sot protestën e 10 kombëtare. Tubimi ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme që ka tejkaluar pritshmëritë. Fotot më poshtë tregojnë se thirrjes së opozitës i janë përgjigjur shumica e shqiptarëve.

Protesta ka nisur në orën 20:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimi i një qeverie tranzitore që ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme. Mijëra protestues nga të gjithë rrethet e vendit po mblidhen para zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Mbështetësit e opozitës improvizuan një qendër votimi në Bulevard, ndërsa në vend të votave protestuesit hodhën në kuti fletushka ku shkruhej “Rama Ik”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu