Ish-zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama i ka surprizuar herë pas here të gjithë fansat e saj, duke guxuar gjithmonë në veshje dhe stil. Së fundmi në një prej intervistave të dhëna për autobiografinë e saj ‘Becoming’, 55-vjearja është shfaqur me flokë gjysmë biondë.
Ajo kishte veshur një fustan ndriçues, megjithatë ndryshimi i dukshëm tek flokët e saj ka bërë që fansat të komentojnë masivisht në rrjete sociale.
“Më pëlqeu të dëgjoja, por flokët e tu më mahnitën”,- komentoi një prej ndjekësve të saj, duke i vënë në dukje se Obama dukej mjaft në formë me këtë ‘look’.
Por ky ka qenë i vetmi koment që ka mbërritur në llogarinë e partneres së ish-presidentit të Amerikës. Të gjithë dashamirësit e familjes Obama e kanë komplimentuar Michelle, për pamjen e saj dhe formën se si ajo shfaqet gjithmonë përpara publikut./revistawho.com