Votimet Shkodër: Rast unikal në Botë, ku partia në pushtet dhe 20 të tjera votohen fiks 93.33% kundër!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Në zgjedhjet komuniste që u zhvilluan dje në Shkodër, ku në garë ishte vetëm kandidati i Partisë Socialiste votuan 10.980 votues ose 6.67 përqind. Ky kandidat, anonim në të vërtetë dhe me një begraund të zi si pendë korbi nga forca e tij politike apo origjina me e largët, megjithese i blinduar nga gjithe forcat politike parlamentare dhe 16 parti të tjera, u injorua dje. Rezultati është kokëfortë.

Ky është rasti uniikal në Botë, ku kandidati i partisë në pushtet prej gjashtë vitesh, të tëra partitë parlamentare si dhe rreth 16 parti joparlamentare, të arrijne një rrezultat kaq të dobët.

Ka disa kohë, por sidomos dje që kriminelë të identifikuar tashmë, hajdutë e drogmenë, bënë presion që të vjedhin dhe blejnë vota. Shumë video u botuan në shtypin shqiptar dhe të huaj dhe prokuroria ka mjaft materiale tashme për vjedhjen e votës në Shkodër.

U shkua deri atje sa të burgoset politikisht ish deputeti i opozitës Bardh Spahija, sa të kërcenohet me pushkatim publikisht në mes të qytetit kryetari i FRPD Arvit Bushati, sa të kërcënohet me helmim në zyrën e prefektit dhe mëpastaj me urdhër të Edi Ramës të procedohet penalisht pa asnje shkak kryetarja aktuale e bashkisë Voltana Ademi, e zgjedhur me votë plebishitare po nga ky votues që i thot jo mbi 93% dje kësaj katrahure politike ne tentativë për të uzurpuar me dhunë pushtetin ne Shkodër.

Gjithsesi, megjithë këtë katrahurë, hajdutët, komuistët, dhunuesit, duket se kanë marrë urrejtjen e drejpërdrejtë të kryeqëndrës së Veriut, qytetit të Shkodrës ose bastionit të demokracisë shqiptare.

Në fdakt edhe zgjedhjet e fundit PS ishte vetem force e tretë politike, ku nga 45 këshilltarë kishte vetem 9 këshilltarë. Por dje, përkthyer në vota, paçka se ende nuk janë numëruar as ky 6.7 për qindësh, ku mëndohet se edhe aty ka shumë të pavlefshme ose me shënimin PARTI HAJDUTE, i takon të ketë marre vetëm 3 këshilltarë bashkiakë nga 45 që ka ky qytet.

Kjo humbje, unikale në botë deri sot, shpjegohet shumë thjeshtë:

Partia socialiste është pasardhëse e partisë komuniste, ndryshe PPSH,  një parti diktatoriale ku vetem priftërinj të pafajshëm kishte pushkatuar 38. Kjo parti është e identifikuar plot me kriminele e drognmene, plot me hajdutë e harbutë, plot me injorantë e personazhe të urryera nga populli i Shkodrës.

Ky rezultat, normalisht nuk e ben kurrsesi PS-në te drejtojë kete qytet te dijes e kulturës, ky rezultat, normalisht duhet të çojë në një tjetër votim të drejtë e demokratik, pasi ndryshe provokon për konflikte tël ashpra sociale.

Ja rezultatet në gjithë Shqipërinë:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu