Zgjedhjet komuniste: Dhune e terror nëpër Shqipëri/ Arrestohen 75 persona!

0

75 persona janë arrestuar dhe ndaluar në Tiranë,Kavajë, Fier, Elbasan, Shkodër, Dibër, Mat, Pogradec dhe Tropojë, për vepra penale që prekin zgjedhjet e lira në funksion të fushatës së zgjedhjeve vendore të datës 30 qershor 2019.

Të dhënat bëhen me dije nga Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në informacionet e administruara nga Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Po kështu janë proceduar penalisht 12 persona të tjerë.

Gjitrhashtu, është kërcënuar me armë zjarri anëtari i Partisë Demokratike 2 ditë para zgjedhjeve. Ne orët e vona te dates 28 Qershor, rreth ores 23:30, në afërsi të banesës së tij, shtetasi Riland Kuka, anëtar i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht punonjës në Digitalb, ne Top Media, kërcënohet me armë nga dy persona të paidentifikuar në kohën kur po kthehej nga puna per në banesën e tij këtu në Tiranë. Kriminelët, të cilët ishin të veshur me maska, i kanë zënë pritë në hyrje të pallatit, duke përfituar edhe nga errësira ata e kanë kërcënuar me jetë nëse nuk paraqitej për të votuar familjarisht në zgjedhjet e 30 Qershorit.

Shtetasi Riland Kuka eshte shprehur per gazeten tonë, por ka dhënë pak detaje si pasojë e tronditjes që ka pësuar. Ai nuk ka besim tek drejtësia, ndaj është shumë i rezervuar dhe i tronditur.

Ja çfarë deklaron:

“Kjo është një ngjarje e paralajmëruar. Nga viti 2014 që jam anëtarësuar në Partinë Demokratike, vazhdimisht kam pasur kërcënime nga më të ndryshmet nga eksponentë të Partisë Socialiste, por që të arrinte deri këtu, sa të kërcenohesha me armë ,nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Nuk kam besim te ky shtet dhe organet ligjëzbatuse dhe kam frikë për jetën time dhe te familjes”

Sot dita është e tensionuar. Po mbahen zgjedhjet per kryetarët e Bashkive në Republikën e Shqipërisë, ku opozita Opozita i ka bojkotuar ato.

Ngado ka rrëmujë e dhunë.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka regjistruar, 2 (dy) procedime penale që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

Procedimi penal nr. 1183 datë 14.06.2019, me 7(shtatë) persona të arrestuar nga policia gjyqësore për veprat penale, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar respektivisht nga nenet 262, 293, 325 e 25 të Kodit Penal,

Procedimi penal nr. 1250 datë 26.06.2019, për veprën penale “Thirrjet publike për veprime të dhunshme”, parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal me 1 (një) person nën hetim;

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka regjistruar 3(tre) procedime penale, që lidhen me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira:

– Procedimi penal i vitit 2019 për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pronës” e parashikuar nga neni 152/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Për këtë procedim janë arrestuar 5(pesë) persona, ndërsa 2 (dy) persona janë ndaluar me iniciativë nga policia gjyqësore. Sa ju përket masave të sigurimit, rezulton se 4 (katër) janë me masë sigurimi “arrest në burg”, 2 (dy) me masë sigurimi “arrest shtëpie”, dhe 1 (një) person me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”.

– Procedimi penal nr. 983 i vitit 2019 i regjistruar për veprat penale “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore”, parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal. Lidhur me këtë procedim penal janë arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) persona. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

– Procedimi penal nr. 987 viti 2019 i regjistruar për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal, dhe “Dëmtimi me dashje i materialeve zgjedhore” parashikuar nga neni 326/a/1 i Kodit Penal. Nuk ka akoma persona nën hetim.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 21.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal në ngarkim të 3 (tre) personave të arrestuar në flagrancë, të dyshuar për kryerjen e veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 326/a/2 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë më datë 19.06.2019, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr.91, në ngarkim të 7 (shtatë) personave të arrestuar në flagrancë dhe 2 (dy) personave të ndaluar, për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” parashikuar nga nenet 326/a/2, 236, 262 të Kodit Penal. Lidhur me masat e sigurimit rezulton se për 3 (tre) prej tyre është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg” me afat 20 ditor për 3 (tre) persona masa e sigurimit “arrest në shtëpi” dhe për 3 (tre) persona, masa e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, më datë 20.06.2019, mbi bazën e materialit të dërguar nga Komisariati i Policisë Mat, ka regjistruar 1 (një) procedim penal, nr. 92 në ngarkim të 10 (dhjetë) personave të arrestuar në flagrancë, dyshuar për kryerjen e veprave penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestim të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” të parashikuara nga nenet 326/a/1, 236/2, 262/1 dhe 274 të Kodit Penal. Sipas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat aktualisht, po hetohen 2 (dy) persona me masë sigurimi “Arrest në burg” me afat 30 ditor; 4 (katër) persona me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” dhe 4 (katër) persona me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka regjistruar më datë 20.06.2019 1 (një) procedim penal, nr.243, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 150, 25 i Kodit Penal, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë” parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, parashikuar nga neni 262/2 i Kodit Penal. Në referim të ngjarjes nga shërbimet e policisë janë arrestuar 8 (tetë) persona për të cilët u vendosën masat e sigurimit si më poshtë; për 4(katër) persona masa e sigurimit “arrest me burg”, 2 (dy) persona me masë sigurimi “arrest në shtëpi” dhe 2 (dy) persona me masë sigurimi “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 2 (dy) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar nga neni 325 e 25 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1 (një) procedim penal në ngarkim të 12 (dymbëdhjetë) personave të arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga nenet 326 dhe 236/2 të Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, ka regjistruar më datë 29.06.2019 1(një) procedim penal në ngarkim të 4 (katër) personave, 3 (tre) të arrestuar në flagrancë dhe 1(një) i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor” parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal. Akoma nuk janë dhënë masat e sigurimit nga gjykata.

Prokuroritë pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Gjirokastër, Durrës, Berat, Lushnjë, Krujë, Sarandë, Kurbin, Pukë dhe Vlorë, si dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë njoftuar se deri në këto momente nuk kanë të regjistruar procedime penale lidhur me veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe çdo shkelje që lidhen me zgjedhjet e 30 qershorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu