Autoritetet vendore kanë nisur punën për zbatimin e dekretit te presidentit të vendit, Ilir Meta në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve të datës 30 qershor.
Kështu administrata vendore në Kukës dhe Burrel ka kërkuar që të lirohen ambientet që janë zënë nga KZAZ-të.
Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka kërkuar që të lirohen ambientet e zëna në dy shkollat e qytetit. Gjithashtu ai ka kërkuar leje edhe për të hequr listat e zgjedhësve për të afishuara në institucionet parashkollore.
Kreu i Bashkisë së Burrelit Nezir Rizvani ka kërkuar nga KQZ-ja që të lirohen të gjitha ambientet e zëna. Ai ka kërkuar që KZAZ-ja të largohet nga ambientet e pallatit të sportit ‘Ferit Hysa’. Letra i është drejtuar edhe Presidentit, Kryeministri, prefekturës dhe ministrisë së Brendshme.








