Vrasje të vogla/ Ojan tentojnë ta vrasin, ja ç’do ndodhë sot

0

Profesori futet në shtëpinë e Merves. Burxhu nxehet kur mëson se Arzu ka shkuar në dasmë. Ajo i kërkon Mehmetit të përzërë Arzun pasi ka frikë se do i shkatërrojë dasmën. Mehmet i tregon Tajlanit se e ftoi vetë Arzun. Oja shkon në dasmë dhe kërkon për Mehmetin. Kamarieri i thotë Ojas se ka një urgjencë. Oja shkon atje por dikush fik dritat dhe e fut brenda në dhomën frigoriferike. Oja kërkon ndihmë por askush nuk e dëgjon. Pelin kërcënon Merven se do i tregojë të gjithëve që ajo dhe Serhan janë ndarë.

Merve dhe Pelin gjykojnë Arzun për ardhjen në dasmën e Mehmetit. Arzu dhe Pelin vendosin të flasin para të gjithëve. Ato nuk arrijnë të thonë asgjë pasi ceremonia e dasmës fillon. Mehmet sheh nga Arzu dhe pret që ajo të bëjë diçka që të ndalojë martesën. Rashel kupton se dikush ka hyrë në shtëpi. Profesori e lë pa ndjenja para se ajo ta shohë. Ulërima e një punonjëse ndalon martesën dhe të gjithë tronditen. Punonjësja ka gjetur Ojan në dhomën frigoriferike. Oja dërgohet në spital. Ajo zgjohet e frikësuar dhe i tregon Edipit se këtë ia bëri dikush. Ajo mendon se ia ka bërë njëra nga mikeshat për tu hakmarrë./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu