Bixhoz me dashurinë/ Somja i vjedh të gjithë pasurinë Shivait, ja ç’do ndodhë të hënën

0

Texh shkon të nxjerrë Lilin nga shtëpia. Vir heq energjinë elektrike në shtëpinë e Shivait për të ndihmuar Texhin. Texh fshihet me Lilin. Om dëgjon zërin e Texhit por mendon se Rudra po bën ndonjë lojë. Somja ndihmon Texhin. Shivai rikthen dritat në shtëpi. Vir bën plan të marrë telefonin e Shivait për të mësuar fjalëkalimin. Somia bashkohet me Texhin dhe Virin pasi e konsideron armik Shivain. Somja fajëson Shivain që ajo dhe Rudra u ndanë dhe kërkon të martohet sërish. Shivai kërkon dëmshpërblim nga djegia e ndërtesës.

Ai blen bizhuteri për Bavjan por shitësi i thotë se karta e tij e kreditit nuk punon. Somia i merr telefonin Shivait dhe i kalon paratë e tij në një llogari bankare. Shivai falimenton. Ai i premton shitësit se do i gjejë paratë brenda një ore. Anika dyshon se Shivai ka probleme por ai nuk i tregon. Texh është i lumtur që Shivai do bëhet i varfër. Texh i thotë shitësit të bizhuterive që të prishë reputacionin e Shivait. Shivai lutet që të shpëtojë nderin e familjes. Atij i vjen një monedhë. Shitësi tallet me Shivain por Shivai ja mbyll gojën dhe i jep monedhën e cila ka shumë vlerë. Shivai dyshon se këtë po ja bën Zvetlana. Ai telefonon inspektorin dhe mëson se Zvetlana është ende në burg. Zvetlana zbulon se Somia është motra e saj dhe Tias. Ato betohen për hakmarrje ndaj Shivait./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu