Oj Rudinë, si shpejt po ja koritë vorrin babës… (Kështu po mëndojnë shumica e shqiptarëve, apo nuk i ndjen?!)

0

Shkruan Ndue Bacaj

(Letër Rudinës së Azemit)

Rudina Azem  Hajdari pa u “menduar” fare se e bija e kujt është , dhe çfar perfaqson Partia Demokratike per të cilën u investua , sakrifikua, plagosë e vra babai saj Azem Hajdari , i versulet me statuset dhe fjalët e saj në parlament e ku të mundet PD-s. Veçanarisht kjo është bërë e “dukshme”  , pas protestes të 11 majit (2019) , kur në “kryefjalën” e saj do të deklaronte : “Sonte jam me Ramën. Edhe babai im do ishte kundër PD-së”. U befasova per ketë deklaratë , dhe disa deklarime të tjera kunder PD-së , por njëkohesisht mendova se  mos kjo është një “prodhim” i mediave të kazanit të ripjelljes komuniste (apo lajthitje  emocionale e Rudinës), ndaj edhe prita reagimin e Rudines per tash sa ditë , gjë që jo vetëm nuk e bëri, por e trashi “zollumin”, duke pranuar të bëhet kukull e Edi Ramës  në krye të një komisioni monist –qesharak (kryetare e komisionit të integrimit…), ku Edvini me shokët e tij ditën bëjnë sikur punojnë per integrimin e Shqiperisë në BE e naten “lutet” per shpirtin e Enverit , para fotofeve e “veprave” të tij që ky integrim të mos ndodhë kurr… Gjithashtu Ridina pranon të behet fasadë e një delegacioni të parlamentit monist-mafioz, të kryesuar nga Gramoz Ruçi , ministri i fundit i brendshem i diktatures komunisto-enveriste , urdhëruesi i vrasjes së katër dëshmoreve të votes së lirë me 2 prill 1991 në Shkoder , ku me levat e tij spuinëve të sigurimit të shtetit komunist , ketë krim të shtetit komunist u mundua (pa sukses) t’ia faturojnë babës së Rudinës Azem Hajdarit e shokëve të tij demokrat…si dhe me antarë delegacioni Tualet B… e ripjelljes komuniste , një “simbol” se si njeriu mund kthehet në kalinë per partinë. Ndërkohë do të kundershtonte fort kerkesen ligjore të PD- per të pasur komisioner në KZZ , duke i quajtur këta jeniçer… me të cilët PD-ja do të prishin zgjedhjet e Ramës…Por zollumi i Rudines nuk mbaron me kaq , pasi ajo tashma është  rrjeshtuar qartë në sherbim të ripjelljes komunito-edviniste. Rudina me keto “veprime” e me keto reagime është duke treguar se sherbimin e nisur ndaj atyre që i  vranë baben (komunisto-socialisto-rilindas) dhe i shanë nanen  e kishte marrë si mision të saj , të pakten që kur nuk dorzoi mandatin e deputetes , siç e kishte paralajmruar ajo vetë para studentëve dhe e kishte marrë vendim Partia Demokratike , themelues i të cilës ishte babai i saj i ndjer… Rudina vjedh vrerë pa-prajtë ku mundet e si mundet kunder PD-s e liderit të saj Lulzim Basha , që e mori Rudinen nga askushi dhe e bëri “dikushi” pa asnjë meritë , perveçse në shenj nderimi per babain e saj të ndjer Azemin.

Ah moj Rudina nëse e pranon se je vajza e malësorit Azem Hajdari nga Tropoja, po të kujtoj se malësorët nga Malësia e Madhe , Tropoja e më gjërë kanë respektuar “fanatikisht” e maksimalisht prindërit e veçanarisht (baben) kur ai ishte vdekur. Për këtë malësorët per çdo fjalë apo veprim mateshin e betoheshin per shpirtin e deri vorrin e babës. Ishte e shenjtë thenia se nuk e them apo bëjë ketë veprim ose punë se nuk dua të korisë baben dekun , apo nuk dua të korisë vorrin e babës.  Për malësorët që kryente ndonjë veprim të pahishëm apo të turpshëm , opinioni i trevave tona  thoshte ;  lene more filanin apo filanen se me atë që ka thënë apo ka  ba , ka korit brez pas brezit vorrin e babës apo të parëve të vet. Kishte edhe nga ata që thoshin se me ketë veprim apo punë që ka ba filani apo filania i ka  ba mutin emrit e vorrit të babës vet e tjer e tjerë… Ndersa në trevat e veriut të Shqiperisë ka edhe në “thenie” tjetër  për ata që harrojnë e tradhtojnë idealet apo rrugen e të parëve të vet per të cilat kanë dhanë edhe jeten, kur thuhet se filani apo filania e ka ba gjakun ujë, madje shpesh edhe banalizohet kur harresa apo tradhtia e gjakut të të parëve nepërmkëmbet  keq e më keq, thuhet se gjakun e ka ba jo ujë por shurrë.

Unë znj.Rudina me keqardhje konstatoi se ti me veprimet e fjalët e tua je bashkuar e je duke ju sherbyer atyre ose bijëve të atyre kundër të cilëve luftoi babai  juaj Azemi . Je bërë një me armiqt e pluralizmit e demokracisë , me ata të cilët luftuan pa mëshirë babain tend dhe shoket e tij të idealeve demokratike europerendimore. Je bërë një dhe u sherben atyre që plagosen , vranë , njollosen e sakatosen babin tend Azem Hajdarin, sa ishte gjallë , por edhe pasi e vranë. (Besoj se per ketë mjafton të kujtoj se edhe sot agjitpropi i PS-s e rilindjes , vrasjen e babës tënd e quajnë jo vrasje politike , por një vrasje per prishje pazaresh në trafikimin e armëve e trafiqe të tjera,  si dhe ta etiketojnë me fjalë ofenduese e poshtruese , madje per këto je munduar tu kunderpergjigjesh edhe ti.. Pa lene se “vasesin” e parë të babes tend , deputetin socialist Gafurr Mazreku , pas “kavalishences-burg” 3 vjeçare e bënë kryetar partie në Has dhe pas vdekjes  e dekoruan… Ndersa sot kanë sjell nga Turqia hjeksin e vrasjes së babës tënd , kriminelin edhe dënuar në Greqi , Izet Haxhinë. , me të cilin duan të ribejnë një gjyq që të diskretitojnë dhe ngatërrojnë vrasjen e babës tuaj , sigurisht si hakmarrje per çfar u ka bërë enveristëve në dhjetor 1990 e deri sa ishte gjallë. Rudinë me fjalët e veprimet e tua sot je bërë një edhe me llumin e  fundërrinat e sorosit në Tiranë , të cilet Amerika dhe Europa ende nuk kanë mundur t’i pastrojnë , pasi llumi sorosian ka mundur të mbijetojnë edhe falë eurove apo dollarë të droges , trafiqeve e krimineleve të qeverisë së rilindjes , që mbulojnë këtë llum që ndynë edhe kazanet e mbeturinave të  rugëve të BE-s dhe Amerikës.  Thonë Rudina se ketë sherbim po ia bënë Edvinit e rilindjes se mamaja jote dëshiron të kaloi vetingun , pasi  rilindja të ndynë kur je i pastër e të pastron kur je i ndyrë. Thonë se rilindasit si pjellë e re e komunizmit enverjan me në krye evanguarden e vet ish sigurimin e shtetit komunist , bejnë edhe video të ndryshme (të manipuluara e të pamanipuluara)  që komprometojnë (moralisht e matrialisht) ata që duan ti nënshtrojnë… Gjithsesi edhe nëse ka diçka të till e ke gabim Rudinë ,pasi nëse i sherben të ndytit , nuk pastrohe (as nuk mbete i pastër edhe nëse je i paster) , por perkundrazi ndyhesh zi e ma zi… Ndersa rilindasit , trashigmtarë të bllokut komunisto-enverist dhe të sigurimit të shtetit tyre , per të mbajtur pushtetin e grabitur e vjedhur me kriminel , hajdut , trafikant e drogaxhi po perdorin të gjitha metodat kriminale duke perfshirë gazrat helmues me të cilët sulmojnë e helmojnë protestuesit ku bëjnë pjesë edhe gra shtatzana edhe fëmijë , si dhe duke dhunuar e arrestuar protestues. Ah moj Rudinë të pakten të kishe parë dhunimin barbar që policia e ish gjenaral  Lleshit apo (sot) ushtar leshit të Ramës , i bëri live  sekretarit organizativ të PD-s Seit  Dollapit , që ti Rudinë e ke edhe “patriot” nga Tropoja… Moj Rudinë se desh harrova se disa kanë filluar të thërrasin “paterica” që e mban në këmbë Edvin Kristaqin , por unë ketë nuk e besoj shumë pasi ju jeni  aq e vogël dhe e dobët fizikisht sa nuk do të mundeni të mbani gjatë në këmbë një gulof sa dy herë në gjatësi , gjansi e në peshë. Prandaj ju këshilloi kujdes se kur të rrezohet KM-ja pa ju zuri nën vedin do tju palosë… larg qoftë. Gjithsesi Rudinë mos u ngutë në sherbime ndaj rilindjes së Edvinit , se tani që ke hyrë në atë valle nuk del lehtë , pasi sherbime të tjera të presin nga rilindasit , të cilët ti japin të “gatshme”, ndersa ty të duhet vetem ti mësosh e lexosh , megjithse me “leximin” duket se je ende ”keq” , por besoj se “profesoret” e mediave të kazanit mediatik të Edvin do  të gjinden afër per të shkuar ti nga fitorja në fitorje  në pullatikë…

Me keqardhje per ty Rudinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu